Zyrtare: KB Drita rikthehet në Superligë, pasi shpallet kampione e Ligës së Parë - Gazeta Express
string(78) "zyrtare-kb-drita-rikthehet-ne-superlige-pasi-shpallet-kampione-e-liges-se-pare"

Basketboll

Gazeta Express

20/04/2026 21:40

Zyrtare: KB Drita rikthehet në Superligë, pasi shpallet kampione e Ligës së Parë

Basketboll

Gazeta Express

20/04/2026 21:40

KB Drita është shpallur kampione e Kosovës në Ligën e Parë, pas fitores së sontme ndaj Proton Cable Prizrenit me rezultat të ngushtë 92-91.

Skuadra nga Gjilani e fitoi edhe ndeshjen e parë në Prizren (71:85), duke arritur kështu dy fitore, ku edhe siguron pjesëmarrjen në Superligën e Kosovës për vitin 2026/27, shkruan “Gazeta Express”.

Të udhëhequr nga Dritëro Sefaja, gjilanasit ndeshjen e sontme e nisën mjaft mirë duke e mbyllur pjesën e parë në epërsi me rezultat 47-41.

Mirëpo skuadra e Arbnor Rifatit tregoi shpirt luftarak dhe luftoi deri në çastet e fundit për ta barazuar serinë.

Madje, Rron Dahsyla në aksionin e fundit pati mundësinë ta fitoj takimin por depërtimi i tij u bllokua nga një lojtar i Dritës, dhe bardhekaltrit e fituan ndeshjen.

Më të dalluarit në fitoren e Dritës ishin Walker me 20 pikë, Adhurim Aliaj me 19 sosh dhe Adrian Ibishi shtoi 18 tjera.

Te Prizreni nuk mjaftuan super-performancat e Dahsylës me 23 pikë dhe Ajazajt me 21 sosh për ta shmangur humbjen.

Kështu, edicionin e ardhshëm Drita do të luajë në elitën e basketbollit kosovar, kurse skuadra e Arbnor Rifatit do të kërkojë rikthimin në Superligë edicionin e ardhshëm.

Kujtojmë se nga Superliga e Kosovës, nuk ka arritur të mbijetojë Vëllaznimi, klub i cili do të bëj gara në Ligën e Parë vitin e ardhshëm./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement