Peja kalon në gjysmëfinale, do të sfidojë Trepçën - Gazeta Express
string(48) "peja-kalon-ne-gjysmefinale-do-te-sfidoje-trepcen"

Basketboll

Gazeta Express

18/04/2026 22:28

Peja kalon në gjysmëfinale, do të sfidojë Trepçën

Basketboll

Gazeta Express

18/04/2026 22:28

KB Peja është gjysmëfinalistja e fundit e “play-offit” të Superligës së Kosovës në basketboll.

Në çerekfinale, Peja fitoi 2-1 ndaj Golden Eagle Yllit, dhe tani në gjysmëfinale do tw përballet me Trepçën.

Fitoren vendimtare e shënoi të shtunën në Suharekë, me rezultat 82:70. 

Ylli e kishte fituar ndeshjen e parë në shtëpi, ndërsa ndeshjen e dytë në “Karagaçi” e fitoi skuadra pejane.

Të shtunën në çerekfinalen vendimtare, skuadra e Pejës shfaqi dukshëm më tepër.

Mbajti epërsi bindëse për kohë të gjatë për fitore me 12 pikë dallim në fund.

Daquan Bracey udhëhoqi Pejën me 23 pikë, shtatë kërcime e shtatë asistime.

Cecil Williams i kishte 20 pikë, shtatë kërcime e dy asistime, derisa Arti Hajdari ndihmoi në fitore me 15 pikë e pesë kërcime.

Tek Ylli u dallua Scott Bamforth me 29 pikë, katër kërcime e katër asistime.

Erjon Kastrati i kishte 11 pikë e katër kërcime, ndërsa kontributi i të tjerëve ishte i zbehtë./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement