Kori i Filharmonisë së Kosovës me tri paraqitje në Itali - Gazeta Express
string(56) "kori-i-filharmonise-se-kosoves-me-tri-paraqitje-ne-itali"

Kori i Filharmonisë së Kosovës me tri paraqitje në Itali

Arte

Gazeta Express

18/03/2024 14:05

Kori i Filharmonisë së Kosovës do të paraqitet në Itali me tri koncerte të radhës me datat 24, 25 dhe 27 mars.

Kori i Filharmonisë së Kosovës, nën drejtimin e Rafet Rudit, do të prezantohet me koncert në Sallën Akademike të Conservatorio Santa Cecilia (Via dei Greci 18, 00187) në Romë. Me pjesëmarrjen e veçantë të violinistes Sihana Badivuku, Kori do të interpretojë vepra nga Kukuzeli, Lapazaya, Monteverdi, Kaçinari, Rudi, Mengjiqi, Jashari dhe Naçi.

Lexo Edhe:

Me ftesë të Roma Tre Orchestra dhe në bashkëpunim me Società dei Concerti Primo Riccitelli, Kori do të prezantohet me dy koncerte të tjera në programin “Intorno al Requiem”, nën drejtimin e mjeshtrit italian Sieva Borzak dhe me pjesëmarrjen e një kasti solistësh ndërkombëtar.