Italianët zbardhin agjendën e Presidentit Begaj në Kalabri - Gazeta Express
string(58) "italianet-zbardhin-agjenden-e-presidentit-begaj-ne-kalabri"

Shqiperi

Gazeta Express

30/04/2024 15:54

Italianët zbardhin agjendën e Presidentit Begaj në Kalabri

Shqiperi

Gazeta Express

30/04/2024 15:54

Kalabria pret Presidentin e Shqipërisë,Bajram Begaj, në një vizitë të dytë pas asaj të zhvilluar tetorin e kaluar me ftesë të Fondacionit Rajonal të Institutit të Kulturës Arbëreshe.

Detajet nga vizita 4-ditore e Presidentit Begaj në Kalabri u bënë të ditura nga organizatorët e këtij turi vizitash: Sergio Ferrari, president i Provincës së Krotones, Umberto Lorecchio, kryetar i Pallagorios dhe Valerio Caparelli, koordinator, gjatë një konference shtypi të mbajtur në selinë e provincës së Krotones.

Lexo Edhe:

Sipas tyre, takimi i parë institucional do të bëhet më 30 prill, ndërsa më vonë Presidenti Begaj do të vazhdojë turin e tij të takimeve me komunitetet arbëreshe që nuk kishte mundur t’i vizitonte herën e parë. Civita është ndalesa e parë Presidentit Begaj.

Siç u bë e ditur nga organizatorët gjatë konferencës për shtyp, të mërkurën, më 1 maj, Begaj do të zhvillojë takime në Acquaformosa, Firmo dhe Lungro. Ai do të zhvillojë, gjithashtu, një takim me peshkopin e Eparkisë së Lungros, Imzot Donato Oliverio, dhe më pas do të vazhdojë në Firmo për takime të tjera.

“Ky është një tur që përfshin një sërë mesazhesh institucionale me rëndësi të madhe, të përbërë nga dialogu dhe shkëmbimi i ndërsjellë, si në fushën kulturore ashtu edhe i një marrëdhënieje socio-ekonomike midis Shqipërisë dhe Arbërisë së Kalabrisë”, u deklarua në këtë konferencë shtypi.

Më 2 maj Presidenti Begaj do të jetë sërish në provincën e Kozencës, duke filluar nga San Martino di Finita dhe më pas midis komuniteteve San Benedetto Ullano dhe Cerzeto, ku Presidenti do të zbulojë një mural të madh dhe do të përurojë bashkinë e re.

Momenti kulmor i këtij programi intensiv do të jetë të premten, më 3 maj, me kremtimin e një ngjarjeje të shumëpritur në të gjithë zonën e Ballkanit: 100-vjetorin e Anselmo Lorecchio në Pallagorio. Koordinatori, Valerio Capareli, bëri të ditur gjithashtu, se përveç Presidentit Begaj, në këtë eveniment në Pallagorio do të jenë të pranishëm edhe autoritetet e larta të Republikës së Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi, si edhe Ministri i Jashtëm Italian, z. Antonio Tajani.

Të shtunën, më 4 maj, krahas takimit që do të mbahet në San Basile, ku do të përurohet shtatorja e Skënderbeut, është parashikuar një ditë feste me pjesëmarrjen e komuniteteve të ardhura nga rajone të tjera të Italisë.

Ndërkohë, do të përurohen edhe dy buste të Heroit Kombëtar, që Presidenti Begaj ua dhuroi administratave komunale të Santa Sofia d’Epiro dhe Lamezia Terme, ku do të nënvizohet vlerësimi ndaj punës së të rinjve. Takimi i fundit i kësaj vizite do të zhvillohet në Zangarona.