I veçanti Aldous Huxley - Gazeta Express
string(23) "i-vecanti-aldous-huxley"

I veçanti Aldous Huxley

Arte

Gazeta Express

27/03/2024 14:37

Brilanti, filozofi eklektik që shkroi romanin klasik distopian “Botë më e mirë”, Aldous Huxley, është sigurisht një nga shkrimtarët e mëdhenj më prodhimtarë dhe më të shpërfillur të kohës kur jetoi. Që në të njëzetat, emri i tij ka qenë fjala e një natyre të veçantë satire sociale, madje ka përjetuar në satirë jo vetëm një epokë të tërë, por edhe një mënyrë jetese. Përveç dhjetëra romaneve, Huxley ka shkruar poezi, dramë, ese, shënime udhëtimi, biografi dhe libra historikë. Filloi të shkruante poezi dhe tregime të shkurtra që në të njëzetat, por ishte romani i tij i parë: “Kromi i verdhë” (1921), i cili i krijoi reputacionin letrar, pasuar nga “Antic Hay: (1923) etj. U diplomua për letërsi angleze në Universitetin e Oksfordit.

Në vitet që çuan në Luftën e Dytë Botërore, krijimtaria e Huxley mori një ngjyrim më të zymtë, si përgjigje e konfuzionit të një shoqërie, të cilën e ndjeu se po prirej rrezikshëm jashtë kontrollit. Romanet e mrekullueshme të ideve, përfshirë “Botë më e mirë”, paralajmëronin aspektet dehumanizuese të progresit shkencor dhe material, romani pacifist “Verbëri në Gaza” (1936), shoqëruar nga një seri e mrekullueshme dijeplotë esesh, të mbledhura në vëllimet “Muzika në mbrëmje” (1931) dhe “Enda dhe mjete” (1937).

Lexo Edhe:

Një nga shkrimtarët më të famshëm të romaneve distopianë, një nga interpretuesit më të mëdhenj të këtij zhanri së bashku me Xhorxh Oruellin, në kryeveprën e tij “Botë më e mirë”, si eugjenetika dhe kontrolli i mendjes. Në vitin 1937, në kulmin e famës, Huxley u largua nga Evropa për të jetuar në Kaliforni, duke punuar për një kohë si skenarist në Hollivud. Ndërsa Perëndimi po përgatitej për luftë, Huxley gjithnjë e më shumë filloi të besonte se çelësi për zgjidhjen e problemeve të botës qëndronte në ndryshimin e individit nëpërmjet iluminizmit mistik. Eksplorimi i jetës së brendshme përmes misticizmit dhe drogave halucinogjene do të dominonte punën e tij për pjesën tjetër të jetës.

Aldous Huxley shkruante, se qenies njerëzore i jepet e drejta e zgjedhjes: nga njëra anë, përgjegjshmëria, nga ana tjetër, çmenduria. Mendoni se dhe përgjegjshmëria do të ishte e realizueshme nëse ekziston dëshira e individit, apo veç këto të dyja janë alternativat? Në rrugëtimin e jetës praktikoi hendekun e madh midis pikëpamjes së botës shkencore të paraardhësve dhe vëllait të tij, biologut Julian, i cili në vitin 1946 u bë drejtori i parë i përgjithshëm i UNESCO-s, si dhe ndjenjës së mprehtë të “çuditshmërisë së gjërave” që e shtyn në rrugën e letërsisë dhe, në perëndimin e jetës, në atë të misticizmit.

Rrezikuar me verbëri që në moshën 16-vjeçare, iu desh të mësonte ta kompensonte handikapin pamor, duke rritur ndjeshmërinë intelektuale, e cila gjen një shprehje veçanërisht të egër në romanet shkencore. Suksesi i tyre ishte i atillë që sot janë pemët që fshehin pyllin, një krijimtari e ndryshueshme që meriton të lexohet në tërësi, duke filluar me romanet: “Kromi i verdhë” (1921), “Ishulli”( 1962), duke kaluar përmes “Pikës së Kundërvajtjes” (1928), “I verbër në Gaza” (1936) dhe “Koha duhet të ketë një ndalesë” (1944) etj.

Më 19 nëntor 1963, tri ditë para se të vdiste, Huxley shprehet: “Të gjithë duhet të gjejnë një mënyrë për të qenë në botë pa qenë i kësaj bote, një mënyrë për të qenë në kohë, pa u përpirë plotësisht nga koha”.

Shqetësimet e përhershme të autorit me ndikimet negative dhe pozitive të shkencës dhe teknologjisë në jetën e shekullit të 20-të, shprehur më së miri në “Botë më e mirë”, por gjithashtu në një nga esetë e tij të fundit, shkruar për volumin e Encyclopedia Britannica, 1963, “Idetë e mëdha sot”, rreth pushtimit të hapësirës, e bëjnë një nga shkrimtarët dhe intelektualët përfaqësues të atij shekulli. /Hejza