Historiania serbe: Librat e historinë në shkollat e Serbisë përmbajnë të pavërteta mbi luftërat e mëhershme dhe atyre në kohën e Millosheviqit - Gazeta Express
string(141) "historiania-serbe-librat-e-historine-ne-shkollat-e-serbise-permbajne-te-paverteta-mbi-lufterat-e-mehershme-dhe-atyre-ne-kohen-e-millosheviqit"

Lajme

Gazeta Express

03/05/2024 8:26

Historiania serbe: Librat e historinë në shkollat e Serbisë përmbajnë të pavërteta mbi luftërat e mëhershme dhe atyre në kohën e Millosheviqit

Lajme

Gazeta Express

03/05/2024 8:26

Një nga përfundimet më shkatërruese është se ideologjia e Sllobodan Millosheviqit dhe veprat e tij kanë mbetur të paprekura në pothuajse të gjitha tekstet shkollore deri më sot, vlerëson për Nova.rs historiania Dubravka Stojanoviq, profesoreshë në Fakultetin Filozofik, duke analizuar librat nga të cilët fëmijët mësojnë historinë nëpër shkollat ​​serbe.

Ajo paralajmëron se serbët po portretizohen gjithnjë e më shumë si viktima ose edhe një komb humbës, i rrethuar nga armiq, gjë që mund të jetë katastrofike për brezin e ri, të cilët e ndërtojnë idenë e tyre për botën rreth tyre bazuar në libra të tillë.

Lexo Edhe:

Në librin e saj “E kaluara po vjen”, Dubravka Stojanoviq mblodhi gati 30 vjet kërkime mbi librat nga të cilët mësohej historia në shkollat ​​në Serbi.

Përfshihen tekste shkollore nga luftërat ballkanike deri në ditët e sotme dhe analizohet se si ato i paraqesin luftërat ballkanike, Luftën e Parë Botërore, Luftën e Dytë Botërore dhe luftërat e zhvilluara në vitet 1990, si dhe se si kwto ngjarje u ndryshuan nga realiteti.

“Nuk ka distancë dhe asnjë kritikë ndaj politikës së Millosheviqit, asnjë përgjegjësi. Edhe argumentet e tij përdoren. Kjo vihet re më shumë në tekstet shkollore të botuara menjëherë pas vitit 2000. Sipas tyre, shpërbërja e Jugosllavisë filloi me shkarkimin e Rankoviqit në vitin 1966 dhe Kushtetutën e vitit 1974. Pra përgjegjësinë e kanë komunistët, jo nacionalistët”, tha ajo

Nga kjo, siç thotë historianja, del qartë se rënia e Millosheviqit nuk solli në rënien e ideologjisë së tij.

“Kjo shpjegon pse ne ende po luftojmë të bllokuar në të njëjtat pyetje për më shumë se 30 vjet. Nuk mund të gjejmë një rrugëdalje sepse nuk e kemi ndryshuar përgjigjen që u japim atyre pyetjeve. Dhe as pyetje të reja, të ndryshme nuk kemi bërë” – thekson ajo.

Në librat shkollorë, siç shton, “jo vetëm që nuk bëhet fjalë për përgjegjësinë për pikën më të ulët në të cilën është gjetur ndonjëherë Serbia, por lëvizjet e Millosheviqit mbështeten drejtpërdrejt”.

“Viktimat janë vetëm serbe, krimet janë vetëm të huaja. Asgjë nuk do të jetë e qartë për studentët, as pse nuk ka pothuajse asnjë serb në Kroaci, as pse ka pasur sanksione, si arritëm deri te bombardimet, si humbi Kosova? Duke qenë se ajo që ka ndodhur nuk përshkruhet, mbështet tezën se ‘gjithçka është gjithmonë kundër nesh’, që është një qëndrim irracional ndaj të shkuarës. Duhet kuptuar kompleksiteti i atyre ngjarjeve, që diçka të ndryshojë dhe të mos përsëriten gjëra të tilla” – thekson Stojanoviq.

“Asnjë fjalë për rrethimin e Dubrovnikut”

Historiania vëren se në tekstet e sotme, “rrethimi i Dubrovnikut, i cili zgjati tetë muaj, nuk përmendet fare, edhe pse ishte bombardimi i atij qyteti, që është një trashëgimi botërore, që krijoi një imazh jashtëzakonisht negativ për palën serbe. në publikun ndërkombëtar”.

“Rrethimi i Vukovarit, i cili zgjati gati tre muaj dhe përfundoi me krimin e luftës në Ovçara dhe dëbimin e popullsisë kroate, pothuajse nuk përmendet fare në tekstet shkollore nga viti 2000 e deri më sot. Në tekstet më të fundit, këto ngjarje nuk mund të shmangeshin, por, përveç njërës, ato shfaqen në një dritë të shtrembëruar. Madje përdoret terminologjia e Millosheviqit dhe në një vend, për pushtimin e atij qyteti, thuhet se njësitet e APJ-së ‘zhbllokuan qytetin’ – shpjegon ajo.

Ajo thekson se vetëm dy tekste “sot përmendin refuzimin e planit Z4, i cili u ofronte serbëve në Kroaci autonomi pothuajse më të madhe se sa kishte Kosova në ish-Jugosllavi.

“Stuhia mbetet një ngjarje krejtësisht e paqartë, sepse pothuajse në asnjë libër nuk thuhet se ekzistonte një Krajina e Republika Srpska që pushtoi një të tretën e Kroacisë. Dhe në vend që të thuhet se pushtimi i pjesëve të rëndësishme të Kroacisë ishte i gabuar dhe se çoi në stuhinë që u përdor për të dëbuar 200.000 serbë, gjithçka u mbajt në heshtje, falë së cilës edhe këtu po ndiqet e njëjta politikë katastrofike” – vlerëson Dubravka Stojanoviq.

Marifete gjuhësore për shkak të Srebrenicës

Ka një sërë palogjikshmërish, por edhe heshtje historike në mësimet për luftën në Bosnje dhe Hercegovinë gjatë viteve nëntëdhjetë.

“Nuk përshkruhet se çfarë ka ndodhur, vetëm në një tekst aktual thuhet se RS ka vënë nën kontroll pjesën më të madhe të BeH, por nuk thotë se si ka ndodhur. Rrethimi i Sarajevës, i cili zgjati katër vjet, përmendet vetëm në dy libra. Në njërën me të dhëna të sakta, e në tjetrën në mënyrë të tillë që të krijohet përshtypja se të rrethuarit në fakt ishin vetë serbët” – raportoi e intervistuara në Nova.rs.

Sa i përket Srebrenicës, gjëja më interesante për të ishte të analizonte se sa energji u shpenzua për fshehjen, veçanërisht në pothuajse të gjitha tekstet shkollore të botuara pas vitit 2021.

“Disa e paraqitën sikur viktimat ranë në luftime, dhe jo se bëhej fjalë për kapje masive dhe vrasje të civilëve. Emigrimi i grave dhe fëmijëve boshnjakë është portretizuar si një veprim humanitar, jo si spastrim etnik. Gjëja më interesante është se çfarë lloj marifetesh gjuhësore janë përdorur për të mbuluar vendimin e gjykatës më të lartë të Kombeve të Bashkuara. Në një tekst thuhet se ende ka debate juridike për vlerësimin e atij krimi, në një tjetër se Serbia nuk e ka pranuar atë aktgjykim. Kjo jo vetëm që anulon aktgjykimin, por edhe Deklaratën me të cilën Kuvendi i Serbisë e pranoi atë aktgjykim! A nuk e dinë autorët këtë apo nuk e thonë qëllimisht të vërtetën? Dhe çfarë është më keq?” – pyet Dubravka Stojanoviq, raporton SB