string(63) "munishi-per-ballkanin-ma-mire-ka-lujt-ne-lige-te-pare-se-sivjet"

Futboll

Gazeta Express

20/05/2024 11:15

Munishi për Ballkanin: Ma mirë ka lujt në Ligë të Parë se sivjet

Futboll

Gazeta Express

20/05/2024 11:15

Superliga dhe titulli i tretë rresht i kampionit që e fitoi Ballkani, ishin dy prej temave kryesore të emisionit sportiv “Favorit” në T7 mbrëmë.

Analisti i emisionit, Ismet Munishi e ka thumbuar drejtorin për media dhe marketing tek Ballkani, Kushtrim Reshitaj,

Munishi ishte kritik ndaj lojës që e bëri ekipi Portokall e Zi në këtë edicion, ndonëse potencoi se u shpall kampion me meritë, kjo edhe falë nivelit të dobët të ligës elitare kosovare në këtë edicion.

“Pasha Zotin në Ligë të Parë kur u kon Ballkani, keni lujt ma mirë se që keni lujt sivjet. Sikur keni lujt msheftas ju me një dhomë dhe me ardh me na kallxu qysh keni lujt. Ne i kemi parë vetë ndeshjet”, i tha Munishi Reshitajt.

Për ta parë të plotë emisionin “Favorit” në Youtube mund të klikoni më poshtë. /Gazeta Express/