Kush është Muhammad Mukhbar, zv.presidenti që do të drejtojë Iranin pas vdekjes së Raisit? - Gazeta Express
string(88) "kush-eshte-muhammad-mukhbar-zv-presidenti-qe-do-te-drejtoje-iranin-pas-vdekjes-se-raisit"

Kush është Muhammad Mukhbar, zv.presidenti që do të drejtojë Iranin pas vdekjes së Raisit?

Lajme

Gazeta Express

20/05/2024 11:10

Zv.presidenti i parë i Iranit, Muhammad Mukhbar, është personi që do të marrë detyrën e presidentit të përkohshëm në vend, pas vdekjes së Ebrahim Raisit në një aksident ajror.

Kushtetuta e Iranit parashikon që zgjedhjet presidenciale të mbahen 50 ditë pas vdekjes së kreut të shtetit, ndërsa neni 131 i Kushtetutës së Republikës Islamike parashikon se “në rast të vdekjes, shkarkimit, dorëheqjes, mungesës ose sëmundjes së presidentit, që zgjat më shumë se dy muaj”, zëvendëspresidenti i parë merr përsipër detyrat e tij.

Lexo Edhe:

Sakaq, procesi duhet të miratohet nga udhëheqësi suprem i Iranit, post që mbahet nga Ayatollah Ali Khamenei.

Kushtetuta parashikon që një këshill, i përbërë nga “kryetari i parlamentit, kreu i drejtësisë dhe zv.presidenti i parë, duhet të organizojë zgjedhjet për një president të ri brenda një periudhe 50-ditore”.

Por kush është Muhammad Mukhbar?

Presidenti i ri i përkohshëm i Iranit është 68-vjeç. Ai u emërua në detyrë në gusht të vitit 2021 nga Raisi dhe konsiderohet i afërt me liderin suprem të Iranit, Ali Khamenei , i cili ka fjalën e fundit për të gjitha çështjet e qeverisjes.