Kryeministri Albin Kurti do ta presë në takim Zëvendës Ndihmës Sekretaren e Departamentit të Shtetit nga byroja për Demokraci, të Drejta të Njeriut dhe Punë, Nicole Chulick, njofton zyra e tij.
Takimi pritet të fillojë në orën 14:30.
Ky takim vjen një ditë pasi Kurtit në zyrën e tij në Qeveri i shkoi Nënsekretarja amerikane e Shtetit për Diplomaci Publike, Liz Allen.
Allen u takua edhe me presidenten Vjosa Osmani dhe kërkoi zbatimin e të gjitha marrëveshjeve me Serbinë, duke e përmendur themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe si hap thelbësor për anëtarësimin euroatlantik të vendit.
Në një organizim të veçantë, Fondacioni “UBT Jim Xhema” ka ndarë bursa për studentët më të dalluar të UBT-së. Ky...