Hesapet e të shkuarës/ Tritol vëllait të Enver Stafukës, i zhdukur prej 7 vitesh - Gazeta Express
string(78) "hesapet-e-te-shkuares-tritol-vellait-te-enver-stafukes-i-zhdukur-prej-7-vitesh"

Shqiperi

Gazeta Express

21/01/2022 22:59

Hesapet e të shkuarës/ Tritol vëllait të Enver Stafukës, i zhdukur prej 7 vitesh

Shqiperi

Gazeta Express

21/01/2022 22:59

I është vënë tritoli në derë të shtëpisë në Fushë Krujës, Naim Stafukës. Fatmirësisht nga ky shpërthim nuk ka pasur persona të lënduar por vetëm dëme materiale.

Naim Stafuka është vëllai i Enver Stafukës, ky i fundit rezulton prej vitesh i zhdukur dhe ende nuk ka asnjë informacion për fatin e tij. Enver Stafuka është bërë i njohur për autoritetet për shkak të një ngjarje të vitit 2013 ku ai u akuzua bashkë me Gentjan Bejtjan se vodhën makinën e përdorur në vrasjen e krye komisar Dritan Lamaj, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2013.

Lexo Edhe:

Kujtojmë se pak ditë më parë Gentjan Bejtja mbeti i plagosur pas një atentati të bërë ndaj tij në afërsi të Niklës. Atij ju bë atentat nga persona të panjohur dhe në makinë me të ishte edhe Klodjan Stafuka. Kjo ngjarje mbetet ende e pazbardhur. 

Krujë/Informacion paraprak

Rreth orës 22:05, në Fushë Krujë, në derën e dyqanit të shtetasit N.S, është vendosur një sasi lënde plasëse, ku nga shpërthimi ka vetëm dëmtim të derës së dyqanit.

Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe vijon punën për verifikimin e rrethanave të ngjarjes dhe zbulimin e autorëve.