I shpëtuan atentatit, zbardhet dëshmia e Gentjan Bejtjes dhe Klodian Stafukës - Gazeta Express
string(76) "i-shpetuan-atentatit-zbardhet-deshmia-e-gentjan-bejtjes-dhe-klodian-stafukes"

I shpëtuan atentatit, zbardhet dëshmia e Gentjan Bejtjes dhe Klodian Stafukës

Shqiperi

Gazeta Express

10/01/2022 11:18

Zbardhen të tjera detaje nga atentati që ndodhi mbrëmjen e djeshme në fshatin Larushkë, pranë Niklës në Fushë-Krujë. Gentjan Bejtja dhe Klodian Stafuka u paraqitën pranë spitalit të Traumës të plagosur.

Ngjarja ndodhi pranë një karburanti, ndërsa të dy ata ndodheshin duke lëvizur me makinë, në momentin që janë qëlluar. Gazetari Leonidha Musaj raporton për abcnews.al se kamerat e karburantit s’kanë fiksuar asgjë që mund të shërbente për hetimin.

Lexo Edhe:

Sakaq, asnjë prej tyre nuk është lenduar nga plumbi. Bejtja është dëmtuar në krah, po plaga nuk është nga plumbi por nga xhami.

Para trupit hetues ata janë shprehur se nuk i kanë parë autorët.  “Se kemi idene se kush mund të na ketë qëlluar”, mësohet të kenë dëshmuar ata.