Granit Xhaka e barazoi një rekord të madh në Ligën e Evropës - Gazeta Express
string(60) "granit-xhaka-e-barazoi-nje-rekord-te-madh-ne-ligen-e-evropes"

Futboll

Gazeta Express

10/05/2024 9:13

Granit Xhaka e barazoi një rekord të madh në Ligën e Evropës

Futboll

Gazeta Express

10/05/2024 9:13

Bayer Leverkuseni e bën sërish atë që e ka bërë tash e disa ndeshje, evitimin e humbjes në fund të takimit.

Ekipi i drejtuar nga Xabi Alonso barazoi 2:2 me Romën në ndeshjen e dytë gjysmëfinale për t’u kualifikuar në finale të Ligës së Evropës.

Lexo Edhe:

Ndeshja e parë e zhvilluar në Itali javën e kaluar u mbyll me fitoren 0:2 të ekipit gjerman.

E mbrëmë deri në minutat e fundit, kampioni i ri gjerman ishte duke pësuar 0:2, por në fund u rikthye për të barazuar dhe për ta thyer rekordin me më së shumti ndeshje pa humbje, 49.

E një rekord e barazoi Granit Xhaka. Mesfushori me origjinë kosovare krijoi 10 raste nga loja e hapur ndaj Romës, duke e barazuar rekordin në Ligën e Evropës.

Në finale, Xhaka me shokë do të përballen me ekipin italian, Atalantan, pjesë e së cilës është kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Berat Gjimshiti.