Manchester City e përzë nga festa e titullit njërin nga lojtarët - Gazeta Express
string(64) "manchester-city-e-perze-nga-festa-e-titullit-njerin-nga-lojtaret"

Futboll

Gazeta Express

20/05/2024 19:38

Manchester City e përzë nga festa e titullit njërin nga lojtarët

Futboll

Gazeta Express

20/05/2024 19:38

Gjatë ditës së djeshme, Manchester City fitoi Premierligën për herë të katërt radhazi, pas fitores së arritur përballë West Hamit, në xhiron e fundit.

Pas titullit, ishte koha për festë për Cityn, por dikush nga lojtarët nuk e shijoi.

Lexo Edhe:

Portieri, Scott Carson është përzënë nga festa e titullit, sipas një raporteve nga Anglia,pasi u mundua të përleshej me një koleg të tij.

Sipas asaj që raporton Daily Mail, 38-vjeçari u pa duke u larguar nga vendi i ngjarjes, duke i dhënë fund natës së tij plot gaz.

Portieri veteran më herët ka luajtur për ekipe si Leeds United, Liverpool dhe Aston Villa, ndërsa për Cityn ka luajtur vetëm dy ndeshje që prej se u bë pjesë e tyre në 2019.