FC Prizreni i çon letër FFK-së, kërkon inkuadrimin në Ligën e Parë ku s'po dihet sa ekipe ranë nga liga - Gazeta Express
string(101) "fc-prizreni-i-con-leter-ffk-se-kerkon-inkuadrimin-ne-ligen-e-pare-ku-spo-dihet-sa-ekipe-rane-nga-liga"

FC Prizreni i çon letër FFK-së, kërkon inkuadrimin në Ligën e Parë ku s’po dihet sa ekipe ranë nga liga

Futboll

Gazeta Express

20/05/2024 21:28

Skuadra e Prizrenit nga Liga e Dytë e futbollit kosovar vazhdon të insistojë se ata do të duhet të jetë pjesë e Ligës së Parë.

Ekipi prizrenas gjatë ditës së sotme ka bërë kërkesë në Federatën e futbollit të Kosovës për të hyrë në Ligën e Parë nga vendi i tretë i Ligës së Dytë.

Lexo Edhe:

Ky ekip konsideron se nga Liga e Parë, Phoenixi ka rënë nga vendi i fundit i grupit A, kurse nga grupi B janë përjashtuar dy ekipe, Ulpiana dhe Vllaznia e Pozheranit.

Tutje, Prizreni pret që vendimi të jetë konformë rregullores së garave të Federatës.

Disa javë më parë, para se kampionati të përfundonte në Ligën e Parë, skuadra e Ulpianës dhe e Vllaznisë së Pozheranit u përjashtuan nga garat për shkak të kurdisjeve të ndeshjeve sipas FFF-së.

E gjatë ditës së djeshme me të përfunduar edicioni, Phoenixi përfundoi i fundit në tabelë.

Më pas, FFK-ja doli me një njoftim ku tha se Phoenixi tashmë ka rënë nga gara si e fundit, ndonëse më herët janë përjashtuar dy ekipe, e që i bie tri të largoheshin.

Por, gjatë orëve të mbrëmjes, Federata lëshoi edhe një njoftim, duke e ndryshuar atë të parën, duke thënë se vendimi do të merret gjatë javës./Gazeta Express/