Jurgen Klopp po e mendon pensionimin - Gazeta Express
string(36) "jurgen-klopp-po-e-mendon-pensionimin"

Jurgen Klopp po e mendon pensionimin

Futboll

Gazeta Express

20/05/2024 20:18

Pas tetë sezone e gjysmë, Jurgen Klopp është larguar nga skuadra e Liverpoolit, ku dje e kishte ndeshjen e fundit.

Në konferencë për media, Klopp tha se mund të mos jetë trajner i futbollit më.

Lexo Edhe:

“Nuk e di saktësisht pse askush nuk beson se ndoshta nuk do të jem më trajner. Por e kuptoj sepse duket qartë se është një drogë. Duket kështu sepse të gjithë kthehen dhe të gjithë punojnë deri në moshën 70-vjeçare”, u tha gjermani.

Klopp i udhëhoqi “Të kuqtë” në Ligën e Kampionëve, Kupën e Botës për Klube, UEFA Superkupën, FA Cup dhe titujt e Kupës EFL, përveç titullit të tyre në Premier League.