Me ndeshjen mes Liqenit e Prishtina Futsal ka përfunduar faza cerekfinale e ‘’Play Off-it’’në Futsall.
Kështu, tashmë janë kompletuar gjysmëfinalet e kësaj faze.
Gjysmëfinalja e parë do të jetë mes Prishtinës 01 dhe Mabetex Prishtina.
Në këtë fazë, Prishtina 01 arriti pa lojë, pasi përfunduan të parët në renditjen e sezonit të rregullt, shkruan Gazeta Express.
Në krahun tjetër, Mabetexi që përfundoi i pesti, në cerekfinale eliminoi Vjosën 2:1 në seri.
Në anën tjetër, Drenica do të takohet me Liqenin. Skuadra nga Skenderaj e mbylli edicionin i dyti dhe kalon tutje pa lojë, kurse Liqeni eliminoi sonte Prishtinën./Gazeta Express/
PRISHTINA 01 – MABETEX PRISHTINA
DRENICA – LIQENI