Kusari -Lila thotë se Kosova "ndoshta" do të bëhet anëtare e KiE para fundit të vitit - Gazeta Express
string(82) "kusari-lila-thote-se-kosova-ndoshta-do-te-behet-anetare-e-kie-para-fundit-te-vitit"

Kusari -Lila thotë se Kosova “ndoshta” do të bëhet anëtare e KiE para fundit të vitit

Lajme

Gazeta Express

20/05/2024 23:47

Shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari- Lila, ka thënë është zhgënjyes mosanëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës.

Ajo ka shtuar se beson që Kosova do të anëtarësohet në KiE “ndoshta” para përfundimit të vitit 2024.

Lexo Edhe:

“Jemi të zhgënjyer, por besojmë se nuk është e përfunduar ose e mbaruar. Unë jam e bindur se do e gjejmë rrugën drejt anëtarësimit dhe nuk do të jetë situatë e njëjtë as me INTERPOL-in, as me UNESCO-n, jam e bindur se Kosova do të jetë anëtare e KiE-së shumë me herët, ndoshta edhe para përfundimit të këtij viti”, ka deklaruar ajo në “Interaktiv” të KTV’së.