Gjykata i cakton 30 ditë paraburgim të pandehurit për dhunë në familje - Gazeta Express
string(70) "gjykata-i-cakton-30-dite-paraburgim-te-pandehurit-per-dhune-ne-familje"

Lajme

Gazeta Express

04/05/2024 17:53

Gjykata i cakton 30 ditë paraburgim të pandehurit për dhunë në familje

Lajme

Gazeta Express

04/05/2024 17:53

Gjykata Themelore në Prishtinë, Dega në Gllogoc, i ka caktuar masën e paraburgimit kundër të pandehurit A.Z,  për shkak të dyshimit të bazuar se ka marrë pjesë në kryerjen e veprës penale “Dhuna në familje”.

Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë  për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit A.Z. dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

Lexo Edhe:

Gjykata ka vlerësuar se “ekzistojnë kushtet dhe arsyet ligjore për caktimin e paraburgimit përkatësisht përpos dyshimit se ka kryer veprën penale, në rastin konkret ekziston edhe dyshimi i bazuar se më lënien e tij në liri, i pandehuri do të pengojë rrjedhën e procedurës penale duke ndikuar në të dëmtuarën dhe dëshmitarët, si dhe ekziston rreziku se nëse i pandehuri do të jetë në liri mund të përsërisë veprën penale, andaj gjykata vlerësoi se si masë e vetme është paraburgimi, e cila masë do të siguronte praninë e të pandehurit A.Z. në procedurë dhe mospërsëritjen e veprës të njëjtë apo të tjera në raport me të dëmtuarën”.

Kundër këtij aktvendimi palët e pakënaqura, kanë të drejte ankese në Gjykatën e Apelit-Kolegji Penal, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë – Dega në Gllogoc.