Lëndohet Harry Kane, Kombëtarja e Anglisë në ankth   - Gazeta Express
string(49) "lendohet-harry-kane-kombetarja-e-anglise-ne-ankth"

Futboll

Gazeta Express

18/05/2024 12:30

Lëndohet Harry Kane, Kombëtarja e Anglisë në ankth  

Futboll

Gazeta Express

18/05/2024 12:30

Me fillim nga ora 15:30, Bayern Munich e zhvillon ndeshjen e fundit për këtë sezon në Bundesliga.

Bavarezët luajnë në udhëtim përballë ekipit të Hoffenheimit.

Lexo Edhe:

Për këtë përballje, ekipi gjerman do i bëjë llogaritë pa sulmuesin Harry Kane.

Anglezi do të jetë jashtë fushës së gjelbër për shkak të një lëndimi.

“Harry po trajtohet me mjekun e tij personal. Ai nuk do të udhëtojë për në Hoffenheim”, tha trajneri i tij Thomas Tuchel në një konferencë për shtyp të premten, duke treguar se 30-vjeçari vuante nga një dëmtim i shpinës.

Lëndimi i tij është  shqetësues edhe për Anglinë, katër ditë para shpalljes së listës së “Tre Luanëve” për “Euro 2024”.

Me 62 gola në 89 ndeshje, që nga debutimi i tij për ‘Tre Luanët’ në vitin 2015, Harry Kane është golashënuesi më i mirë në historinë e skuadrës angleze.

Në 32 paraqitjet e këtij edicioni në Bundesliga, Kane ka shënuar 36 gola e ka bërë tetë asistime.