Gjermania dhuroi 200 palë këpucë, Sindikata e policëve: Efektivët akoma po i blejnë vetë uniformat - Gazeta Express
string(96) "gjermania-dhuroi-200-pale-kepuce-sindikata-e-policeve-efektivet-akoma-po-i-blejne-vete-uniformat"

Ballina

Gazeta Express

28/11/2020 23:02

Gjermania dhuroi 200 palë këpucë, Sindikata e policëve: Efektivët akoma po i blejnë vetë uniformat

Ballina

Gazeta Express

28/11/2020 23:02

Disa ditë më parë Gjermania dhuroi 200 palë këpucë për efektivët e RENEA-s. Veprim që ngjalli debat dhe komente, pasi shumë u tallën me veprimin sepse nxorri në pah kushtet në të cilat ndodhet Policia e Shtetit. Disa të tjerë e cilësuan si akt për tu përshëndetur, sepse çdo ndihmë për policinë nuk ka asgjë të keqe.

Kreu i Sindikatë së Punonjësve të Policisë, Sadetin Fishta në një intervistë për RTV Ora ka treguar se ka pasur vonesa në lidhje me pajisjen e elektivëve me veshmbathje, duke i detyruar këto të fundit ta blejnë uniformën vetë.

Lexo Edhe:

Fishta ka vijuar duke treguar se dy deputetë kanë kallëzuar penalisht Ministrinë e Mbrojtjes për abuzimin me tenderat e veshmbathjeve për Policinë, duke e zvarritur edhe më shumë këtë proces.

Fishta: Në fundin e vitit 2019 përfundoi tenderi i veshmbathjeve, pavarësisht se dy deputetë në maj të këtij viti bënë padi në SPAK në lidhje me padinë për tenderin, për shkak të ndryshimeve që pati nga faza e parë në atë të tenderit përfundimtar që u ul numri i artikujve që kërkoheshin në raport me tenderin e parë. Tenderi u bllokua për shkak të padisë penale që u adresua  ndaj Ministrisë së Brendshme, këtu nisin dhe vonesat e furnizimeve me veshmbathje të punonjsve të policisë.

Sot e kësaj dite një pjesë e mirë e punonjësve të policisë i blejnë vetë veshmbathjen se akoma nuk ka filluar shpërndarja e uniformave për ta. Në kuadrin e kësaj janë edhe Forcat Speciale, që janë pa uniforma.