Zaev: Regjimin e mposhtëm në vitin 2016   - Gazeta Express
string(38) "zaev-regjimin-e-mposhtem-ne-vitin-2016"

Ballina

Gazeta Express

29/04/2024 13:46

Zaev: Regjimin e mposhtëm në vitin 2016  

Ballina

Gazeta Express

29/04/2024 13:46


Ish-krysministri Zoran Zaev, tha se zbulimi i materialeve të paligjshme për publikun ishin bomba politike, çdo të tretën apo çdo të katërtën ditë

Shkup, 29 prill – Ish-kryeministri Zoran Zaev, duke folur në manifestimin e organizuar nga organizata joqeveritare Kanvas, theksoi se bartësit kryesorë në Revolucionin Laraman ishin aktivistët, organizatat e shoqërisë civile dhe njerëz të ndryshëm të rëndësishëm për shoqërinë tonë.

Lexo Edhe:

“Gjatë gjithë kësaj kohe nuk ishte e lehtë, sepse regjimi përdori policinë, arrestoi shumë njerëz mes tyre dhe studentë, kërcënonte fëmijët e familjeve dhe ishte vërtet e tmerrshme. Por duke marrë parasysh të gjitha diskutimet këtu, kemi një fat shumë të madh, gjetëm se ku çalon  regjimi dhe e përdorëm për ta luftuar kundër regjimit, duke vazhduar me mjete të mosdhunës, me shumë durim, me bllokada në të gjitha rrugët të Shkupit, por edhe në mbarë vendin, dhe e çara ishte se ne së bashku me disa njerëz shumë të guximshëm gjetëm materiale të paligjshme ku janë përgjuar rreth 20 mijë persona në vendin tonë”, thotë Zaev.

Ai shton se zbulimi i materialeve të paligjshme për publikun ishin bomba politike, çdo të tretën apo çdo të katërtën ditë.

“Ne i’a dolëm ta çojmë qeverinë në negociata, pastaj na i pranuan të gjitha kushtet, që do të thotë, një prokuror i ri publik, një menaxhim i ri i transmetimit publik, 100 ditë para zgjedhjeve të kemi kryeministër të ri teknik dhe ministër të Brendshëm nga radhët tona. Ata vijnë nga opozita dhe nga organizatat së bashku, edhe ministri i Punës dhe Politikës Sociale dhe tre zëvendësministra të Bujqësisë, Administratës dhe Financave. Të kemi një shans për të kontrolluar dhe për të pasur një shans për të luftuar regjimin në mënyrë demokratike përmes zgjedhjeve dhe do t’ia dalim. Në vitin 2016 ka pasur zgjedhje, ne i kemi fituar këto zgjedhje dhe sigurisht kishim një shumicë për të ndryshuar qeverinë”, ka përfunduar Zaev.