Futbollistët e Shqipërisë vazhdojnë me këngë e valle edhe në grumbullimin e ri - Gazeta Express
string(78) "futbollistet-e-shqiperise-vazhdojne-me-kenge-e-valle-edhe-ne-grumbullimin-e-ri"

Futbollistët e Shqipërisë vazhdojnë me këngë e valle edhe në grumbullimin e ri

Futboll

Gazeta Express

19/03/2024 12:32

Futbollistët e Kombëtares së Shqipërisë kanë treguar edhe një herë se në ekipin e tyre po mbizotëron një atmosferë fantastike.

Kjo atmosferë po mbizotëron edhe në grumbullimin e ri të kuq e zinjve në prag të ndeshjeve të marsit, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Shqipëria do të paraqitet në Kampionatin Evropian që do të mbahet gjatë kësaj vere, e që është pjesëmarrja e dytë në histori të tyre, pas vitit 2016.

E një video është duke qarkulluar nga kampi kuq e zi ku atmosfera është fantastike.

Aty shihen tre futbollistët Ylber Ramadani, Taulant Seferi dhe Nedim Bajrami duke kërcyer më këngën e fundit “Lumi une” të Irkenc Hykës, që është bërë trend.

Djelmoshat kuq e zi më 22 mars do të përballen me Kilin, e tre ditë më vonë me Suedinë.

Në Kampionatin Evropian, Shqipëria do të jetë në grup me Spanjën, Italinë e Kroacinë.