Monika Kryemadhi: Nuk jam burrë, por jam gladiatore me taka! Paralajmëron largimin nga politika? - Gazeta Express
string(92) "monika-kryemadhi-nuk-jam-burre-por-jam-gladiatore-me-taka-paralajmeron-largimin-nga-politika"

Monika Kryemadhi: Nuk jam burrë, por jam gladiatore me taka! Paralajmëron largimin nga politika?

Shqiperi

Gazeta Express

27/04/2024 11:04

Monika Kryemadhi mbërriti në Konventën e partisë së lirisë e shoqëruar nga Endrit Braimllari dhe Elona Guri. E pyetur nga gazetarët zonja Kryemadhi tha se nuk beson te fraksionet e partisë ndonëse ndjehet e keq ardhur që tashmë është jashtë partisë të cilën e ndërtoi së bashku me bashkëshortin.

“Unë nuk besoj tek fraksionet, besoj tek vërtetësia e secilit nga ne. Jam gladiatore me taka, nuk kam turp të vishem si grua, nuk jam burrë. Por beteja e Kryemadhit është një betejën që ka të bëjë me rritjen dhe përgatitjen e shumë figurave të reja. Ashtu si Erisa Xhixho është kandidate për zvpresidente, do të thotë se PL ka elementin civilizues, dhe kjo të mos kthehet në fasadë por të prodhojë vlera. Ajo çka dua të them është që aktrimi në politikë nuk iu shërben të rinjve dhe të reja mund të shërbej njerëzve momentalë.

Lexo Edhe:

Ajo foli për nepotizmin dhe konfliktin e interesit dhe tha se ky i fundit shkatërron një forcë politike. Ndërsa e pyetur se si ndihet që tashmë pas kaq shumë vitesh në politikë po lihet jashtë, ajo ndjen keqardhje.

“Normal që sot ndjej keqardhje pasi nuk mund të fshish 30 vite me një vendim për shkak se ke zgjedhur të ndërtosh familje dhe jo përfitime. Për mua familja është e rëndësishme. Në 30 vjet jam investuar që në FRESSH. Jam një nga akademitë politike më të vjetra në Shqipëri. Ka ardhur koha që prioritetet e Kryemadhit janë Bora, Besi dhe Era. Në 30 vjet Monika ka qenë gladiatore në arenën e luftës, por do të shikoj prioritet të tjera. Kam mbushur 50 vjeç. Jeta është shumë e gjatë, çfarë sjell minuti nuk e sjell sekondi”, tha Kryemadhi.