Franck Ribery rikthehet në futbollin italian - Gazeta Express
string(44) "franck-ribery-rikthehet-ne-futbollin-italian"

Futboll

Gazeta Express

19/03/2024 9:13

Franck Ribery rikthehet në futbollin italian

Futboll

Gazeta Express

19/03/2024 9:13

Franck Ribery pritet të rikthehet në futboll, por tash jo në rolin e futbollit, por të zëvendës trajnerit.

Ribery pritet të jetë ndihmësi i Stefano Kolantuono, i cili pritet ta marr drejtimin e ekipit të Salernitanas.

Lexo Edhe:

Ribery ka qenë në rolin e këshilltarit sportiv në klubin italian, por tashmë do të bëhet pjesë aktive e punës me skuadrën.

Francezi në vitin 2022 e mbylli futbollin aktiv. Ani pse pjesën më të madhe të karrierës e kaloi tek Bayern Munich në Gjermani, ai jetonte në Itali, pasi edicionet e fundit luajti aty tek Salernitana.

Aktualisht ky ekip nuk po kalon momente të mira, gjenden të fundit në tabelë dhe kanë ndryshuar shumë trajner në ekip.