Epistula e javës/ Eliot për nënën, 23 gusht 1914 - Gazeta Express
string(46) "epistula-e-javes-eliot-per-nenen-23-gusht-1914"

Epistula e javës/ Eliot për nënën, 23 gusht 1914

Arte

Gazeta Express

03/05/2024 16:34

Thomas Stearns Eliot (26 shtator 1888 – 4 janar 1965), poet, eseist, botues, dramaturg, kritik letrat anglez. 

Për nënën e tij, znj. Houghton

Lexo Edhe:

23 gusht 1914

28 Bedford Place, Londër

E dashur nënë,

Shpresoj që tashmë ta kesh marrë letrën që i kërkova me mirësjellje z.Bicker të ta nis nga Bostoni. Nuk shkrova gjatë dy javëve pas shpërthimit të luftës, ngase nuk mund të merrja informata të sigurta rreth gjasshmërisë së arritjes së letrave dhe shpresoja (siç rezultoi më pas) të isha në gjendje të telegrafoja nga Londra para se një letër e tillë të mund të arrinte te ti. E dërgova një kartolinë (në gjemranisht) ku kërkoja para – çka doli të jetë e panevojshme dhe shpresoj ta keni marrë telegrafin tim të datës 3 gusht.

E pranoj se kisha ca dyshime rreth këshillueshmërisë së qëndrimit në Gjermani një ditë ose dy para shpalljes së luftës kundër Rusisë; por kurrë s’më kishte shkuar në mendje se edhe Anglia do ta shpallte: dhe të gjithë ne supozonim se pas mobilizimit, do të mund (siç rastisi me gjithë ata mes nesh që ishim amerikanë) ta shmangnim pa ndonjë problem. Pastaj, unë kam ardhur në Gjermani apostofat për këtë. Shkolla verore sapo ishte hapur atë ditë dhe s’doja ta humbisja verën për shkak të një frike. Nuk e vlerësova seriozitgetin e gjendjes derisa u mblodhën nxënësit atë mbrëmje (2 gusht). Na thanë se ishte e pamundur të largoheshim për një pushim dyjavorë; se ishte e pamundshme të vazhdonte kursi veror; por për të mbushur kohën tonë gjatë qëndrimit të detyruar do të aranzhohen kurse dhe bashkëbisedime grupore të ndryshme të përkohshme. Drejtori mbajti një fjalim në të cilin na paralajmëroi të tregohemi shumë të kujdesshëm, të shmangim turmat dhe të mos flasim në gjuhë të huaja në rrugë. Po këtë herë njëmend na e futi frikën dhe askush nuk po tregonte interesim të madh për kurset. Rusët, të cilët e dinin se s’do të shpëtonin paq, ishin në gjendje të mjerë dhe të heshtur; aty ishte vetëm një francez, profesori, i cili po ashtu ishte në gjendje të mjerë; anglezët dhe amerikanët ishin llafazanë dhe të hallakatur. Bëmë një listë me emra, u munduam të komunikonim me konsullin në Frankfurt, nuk na shkonte mendja të bënim gjë tjetër dhe u shpërndamë. Në fillim doja të merrja kursin e përkohshëm, por meqë mandej gradualisht nisa të kuptoja se do të më duheshin paratë vendosa të hiqja dorë dhe më pas isha i lumtur për këtë. I kam 20 marka në dorë; 10 shkuan për telegramin; të nesërmen m’i kthyen 45 markat me të cilat kisha paguar kursin; më pas, çeku im i American Express prej 45 dollarësh doli të jetë i mirë. Por kishte ditë të tëra kur karta ime e kredisë rezultoi e padobishme, pata frikë se do të më duhej të qëndroja duke qenë se 40 markat e mia s’do të mund të më nxirrnin andej kufirit; e edhe pse nuk po e paguaja ushqimin e fjetjen (ata e dinin se s’mund ta bëja) për çdo javë kishte rroba të lara, sapun, qethje, etj. Me pak fjalë, kisha mjaftueshëm.

Nuk kishte rrezik të madh për ne, përveç pasigurisë – të qenit të mbyllur pa komunikim të sigurt, pa e ditur se kur do të dilnim nga aty dhe me atë pak simpati nga ata njerëz përreth (sado që shihnim veç gazeta gjermane dhe ndienim se Gjermania kishte të drejtë); e gjithë kjo e bëri atë dyjavësh të dukej sa një muaj. Tetë a nëntë veta mes nesh kishim zakon çdo mbrëmje të bashkoheshim në Kaiserhof, ndanim informatat tona të pasakta dhe merrnim zemër nga fakti se askush s’dinte gjë. Grupi u zvogëlua gradualisht; njëri shkoi në Berlin, një tjetër u përpoq të mbërrinte në Itali; kusuri ishim katër veta që po shpresonim të arrinim në Roterdam së toku. Sa u përket anglezëve, vajzat ishin në rregull dhe tash po ia mbathin; ndërsa djemtë do të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, ose do të shkojnë në Poorhouse, ku supozoj të jenë ende – të mbajtur të mbyllur rreptësisht dhe duke u ushqyer për shtatë marka e gjysëm javën, por me një trajtim njerëzor. Aty ishte edhe një irlandez, një djalosh njëmend i guximshëm, i cili nuk humbte kurrë sysh dhe vinte të na takonte çfo mbrëmje. Vjen me tren të na shohë. Supozoj se në këtë kohë është në Poorhouse; i kanë mbetur veç edhe 80 marka.

Kur ndamë mendjen të largoheshim, s’e dija në do të ishte e mundshme të arrija në Angli, por kishte fjalë (s’ishte asgjë më shumë se fjalë) se mund të fitoheshin para po qe se kishe një letër krediti të lëshuar nga konsulli, ndaj mendova se mund të vizitoja konsullatën në Roterdam, për çdo rast. Çkado veç të iknim prej këtij vendi, edhe nëse do të udhëtonim në kabinën e klasës së tretë (ishim të përgatitur për këtë). U larguam nga Marburgu të dielen pasdreke. Udhëtimi deri në Frankfurt zakonisht zgjat një orë e gjysëm. Na i mori pesë orë. Mobilizimi ka mbaruar, por ata ende u frikësoheshin bombave. Kishte ushtarë në tren, po ashtu, rezervistë. S’do ta harroj kurrë fytyrën e një gruaje teksa përpiqej t’i thoshte lamturmirë dikujtd duke i luajtur krahët në ajër. S’mund ta shoh fytyrën e tij; se ishte kompartamentin e radhës. Jam i sigurt se ajo nuk kishte shpresë ta shihte përsëri.

Na u desh ta kalonim natën në Frankfurt; konsullin do ta shihnim të nesërmen. Aty morëm lajme të mira; anijet po lëviznin drejt Anglisë. Ne i kishim vizat nga konsulli holandez dhe shkuam tutje. E patëm shansin tonë; nuk ishte e sigurt se mund të kalonim përmes Këlnit me tren; por me anijet nga Rini do të na duheshin tri ditë dhe po binte shi. Ca nga ne shkuam në Këln. Në tren hasa në dikë që e kisha njohur në kolegj, me gruan e tij, dhe pasi u rehatuam në kompartment dita qe e lezetshme. Natyrisht, kishte pak gjë për të ngrënë, se nuk qarkullonin karrocat me ushqim. Arritëm në Këln në orën 10 p.m., pas një ndërrimi dhe një pritjeje të merzitshme. Përgatitëm një darkë të mirë dhe vendosëm të niseshim po atë natë. Kështu që vendosëm të flnim me kokat në tavolinë në dhomën e pritjes dhe s’ishim aspak rehat deri në orën 3 a.m., kur morëm trenin. Treni ishte përplot; gjermanë por edhe ca amerikanë dhe ishim të ngjeshur si në pako. U nisëm fare vonë, kur u zbardh. Në orën 7 a.m., ndërruam trenin prapë dhe patëm kohë të hanim kafjall. Pastaj pati edhe një ndërrim; edhe një tjetër dhe arritëm në kufi rreth orës 3 p.m. Ishim njëmend nervoz, duke pritur të na kontrollonin, por ata as që i hapën bagazhet tona; i shikuan pasaportat tona – ‘Amerikanë – ach, schoen!’ (Amerikanë –  ah, në rregull!) dhe na lanë të kalonim.

Qe një çlirim i vërtetë të kalonim në një vend neutral; edhe peizazhi dukej më paqësor. Arritëm në Roterdam në orën 10 p.m., dhe morëm dhomën e vetme të mbetur në hotel. Fjeta bukur mirë! Na duhej të prisnim një ditë aty; qyteti lundërtar në jo interesant. Dy nga grupi ynë morën aty biletë në një anije mallrash për 100 dollarë secili deri në Boston. Unë dhe ai i fundit morëm trenin për në Flushing – duke e ndërruar dy herë – flemë në lundër, një lundër e shkëlqyeshme; dhe mbërritëm në Londër të nesërmen mbrëma. Kjo është e gjitha. Pasaporta amerikane bën gjithçka në Gjermani. Ata po mundohen fort të fitojnë simpatinë amerikanëve. Unë trajtohesha me mirësjelljen më të madhe, kudo. Meqë shtypi gjerman ofron vetëm një anë të ngjarjeve, është e udhës të thuhet se po e fitojnë atë nga amerikanët në Gjermani. Veç kësaj, ata janë skajshmërisht mikpritës dhe të përzemërt; të gjithë mikprtësit e amerikanëve në Marburg u thoshin atyre të qëndrojnë aty dhe të mos e çanin kokën për pagesën. Njerëzit në përgjithësi janë të bindur në të drejtën e kauzës gjermane; kështu isha edhe unë, deri në një pikë të caktuar, derisa kuptova se gazetat angleze po saktësisht të kundërtën e gazetave gjermane. Gjermania është vënë në lëvizje nga një shpirt i fuqishëm, por s’ma kap mendja si mund do të mund të fitonin. Nuk do t\i bëjnë keq Anglisë; ujërat nëpër të cilat kaluam ishin nxirë nga anijet e luftës angleze. Dhe Gjermania po shkon përpara me të gjitha fuqitë. ‘Deutschland kaempft um das Existenz!’ [‘Gjermania po lufton për ekzistencën e saj!’] thonë ata dhe kanë të drejtë. Por shkoj me mendjen se më mirë është që Gjermania të largohet.

Londra është plot me amerikanë, pro ende s’e kam takuar asnjë të njohur.

Marrë nga T.S. Eliot, “The Letters, vol.1, 1898-1922”, Yale University Press, 2009

/Përkthimi: Gazeta Express