“Noli Film Festival”, për herë të parë në ShBA - Gazeta Express
string(43) "noli-film-festival-per-here-te-pare-ne-shba"

“Noli Film Festival”, për herë të parë në ShBA

Arte

Gazeta Express

17/05/2024 14:26

“Noli Film Festival” është festivali i parë i filmit shqiptar në Boston, SHBA, që do të zhvillohet nga data 31 maj deri në 2 qershor në Katedralen Ortodokse Shqiptare të Shën Gjergjit.

Aktori i njohur Erand Sojli, përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë për “ABC e Mëngjesit” në ABC News tha se festivali eksporton te shoqëria amerikane vlerat tona kombëtare. Është festival unik në botë pasi është i vetmi që zhvillohet në një katedrale dhe është një kompeticion dinjitoz artistik si një vatër reference për krijuesit, skenaristët, regjisorët, kompozitorët, operatorët shqiptarë që jetojnë në Amerikë.

Ndër të tjera ai theksoi se fitimet do të shkojnë për AFC-në (Albanian Fighting Cancer) dhe për Qendrën Kulturore Fan S Noli.

“Kur je artist gjen njerëzit e llojit tënd dhe thamë pse jo. Filluam të mendojmë, hodhëm ide dhe dolëm në përfundimin se gjëja më e mirë që mund të bënim, për të bërë diçka ndryshe dhe ja ku jemi sot këtu me shumë mund dhe sakrificë.

Fitimet e këtij festivali do t’i shkojnë AFC (Albanian Fighting Cancer) dhe për qendrën kulturore Fan S Noli. Në këtë vazhdë na u bashkuan shqiptarët që luftojnë këtë sëmundje dhe na mbështetën për të përfshirë sa më shumë njerëz në këtë përpjekje.

Nga fitimet tona do të shkoj një pjesë edhe për librarinë e Fan S Nolit, pasi ka nevojë për restaurim, tha aktori./abcnews.al

Lexo Edhe: