E quajti spiun, Meta çon në prokurori Autoritetin e Dosjeve: Manipulues - Gazeta Express
string(69) "e-quajti-spiun-meta-con-ne-prokurori-autoritetin-e-dosjeve-manipulues"

E quajti spiun, Meta çon në prokurori Autoritetin e Dosjeve: Manipulues

Shqiperi

Gazeta Express

01/09/2022 11:53

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka kallëzuar penalisht Autoritetin e Dosjeve, siç kishte paralajmëruar edhe më herët, lidhur me publikimin e dokumentit për agjentin I.M të cilin e quan bashkëpunëtor të ish-sigurimit të shtetit në kohën e kiomunizmit.

Sipas tij Autoriteti i Dosjeve ka kryer “shkelje të rënda dhe të qëllimshme që i kanë bërë ligjit organik për dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit, për manipulimet dhe falsifikimet flagrante në shërbim të shantazhit politik, për llogari të Edi Ramës”. Meta i ka cilësuar si manipulime dhe shantazhe për llogari të kryeministrit Edi Rama.

Lexo Edhe:

“Të dashur qytetare dhe qytetarë, Sot kam kallëzuar penalisht anëtarët e Autoritetit të Dosjeve për shkeljet e rënda dhe të qëllimshme që i kanë bërë ligjit organik për dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit, për manipulimet dhe falsifikimet flagrante në shërbim të shantazhit politik, për llogari të Edi Ramës. Për më shumë detaje, do të zhvilloj një konferencë shtypi në funksion të transparencës para të gjithë qytetarëve shqiptarë”.

Meta mohon që të ketë qenë bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit, ndërsa akuzon Kryeministrin dhe anëtarët e Autoritetit të Dosjeve se kanë falsifikuar dosjen në fjalë.

/Gazeta Express