Drilon Hazrollaj shprehet i lumtur për ftesën nga Kombëtarja e Kosovës - Gazeta Express
string(70) "drilon-hazrollaj-shprehet-i-lumtur-per-ftesen-nga-kombetarja-e-kosoves"

Futboll

Gazeta Express

18/03/2024 22:18

Drilon Hazrollaj shprehet i lumtur për ftesën nga Kombëtarja e Kosovës

Futboll

Gazeta Express

18/03/2024 22:18

Kombëtarja e Kosovës ka filluar grumbullimin e parë për këtë vit nën drejtimin e përzgjedhësit të ri, Franco Foda dhe stafit të tij.

Pas një pauzeje prej katër muajsh, Dardanët kthehen me një mision të ri – për rrugëtim të suksesshëm, gjë të cilën synojnë ta ndërtojnë duke filluar nga dy miqësoret e këtij muaji jashtë vendit kundër Armenisë dhe Hungarisë.

Lexo Edhe:

Në këtë sesion të parë kanë qenë të pranishëm 17 futbollistë, ndërsa ekipi pritet të kompletohet në stërvitjen e nesërme.

Pas përfundimit të stërvitjes, Drilon Hazrollaj është shprehur optimist për fazën e re dhe të suksesshme të Dardanëve.

Për Hazrollajn ky është grumbullimi i parë me Kombëtaren. E këtë moment ai po e shijon në maksimum.

“Ftesa e Kombëtares së Kosovës është privilegj dhe përgjegjësi. Shpresoj ta ndihmoj Kosovën pasi po kaloj në formë shumë të mirë me klubin tim. Grupi më ka pritur shumë mirë dhe më është dukur sikur të jem me vite pjesë e Kombëtares së Kosovës”, tha ai pas stërvitjes për faqen zyrtare të FFK-së.

Seancën e radhës stërvitore Kombëtarja e Kosovës e zhvillon, të martën, në orën 11:00, në Kampin Nacional në Hajvali.