Drejtori ekzekutiv i Milanit flet për të ardhmen e Leaos, Hernandezit dhe Maignanit - Gazeta Express
string(82) "drejtori-ekzekutiv-i-milanit-flet-per-te-ardhmen-e-leaos-hernandezit-dhe-maignanit"

Drejtori ekzekutiv i Milanit flet për të ardhmen e Leaos, Hernandezit dhe Maignanit

Sport

Gazeta Express

29/03/2024 19:04

Drejtori ekzekutiv i Milanit, Giorgio Furlani, është deklaruar për situatën e tre yjeve të skuadrës përpara afatit kalimtar të verës.

“Kuqezinjtë” po përgatiten për afatin e verës pasi kërkojnë të mbyllin diferencën me rivalin dhe kampionin në pritje, Interin, duke forcuar skuadrën thuajse në secilin repart, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Kohëve të fundit ka pasur disa shqetësime në lidhje me situatën e yjeve si Rafael Leao, Theo Hernandez dhe Mike Maignan, mes thashethemeve të ndryshme për të ardhmen e tyre.

Duke folur për “La Gazzetta dello Sport”, Furlani u pyet për pozicionin e klubit në lidhje me tre futbollistët e përmendur.

“Rafa ka një klauzolë lirimi prej 175 milionë eurosh, por para kësaj ai ka dëshirë të qëndrojë në Milan. Ai është i lumtur këtu, ai do të ishte ai që do të kërkonte të largohej, por ai me të vërtetë nuk dëshiron”, tha fillimisht drejtori ekzekutiv i “Rossonerëve”.

“Ata kanë kontrata deri në qershor 2026. Flitet për shitje apo blerje, por shpesh janë lojtarët ata që vendosin të ardhmen e tyre. Theo dhe Maike janë dy kampionë, ne shpresojmë që ata të qëndrojnë me ne për aq kohë sa të jetë e mundur dhe të bëjnë diferencën përsëri”, deklaroi Furlani.

Leao është i lidhur me një transferim te Paris Saint-Germaini, Hernandez te Bayern Munichi, kurse Maignan te Chelsea. /Gazeta Express/