"Ndaj Llapit vendosa për të pushuar lojtarët", Egbo flet për objektivat dhe problemet te Prishtina - Gazeta Express
string(95) "ndaj-llapit-vendosa-per-te-pushuar-lojtaret-egbo-flet-per-objektivat-dhe-problemet-te-prishtina"

Sport

Gazeta Express

28/04/2024 22:48

“Ndaj Llapit vendosa për të pushuar lojtarët”, Egbo flet për objektivat dhe problemet te Prishtina

Sport

Gazeta Express

28/04/2024 22:48

Emmanuel Egbo, i ftuar sonte në emisionin “Favorit” në T7, foli për ndeshjen e sotme ndaj Llapit, por edhe për objektivat e problemet e Prishtinës këtë sezon.

Trajneri prishtinas theksoi se sot deshi t’i jepte mundësi të rinjve dhe vendosi për të pushuar disa lojtarë, që luajtën në mesjavë ndaj Dritës në Kupë, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Ishte ndeshje pas Dritës, që luajtëm për 120 minuta. I pushova. Edhe fusha ishte jo-optimale për lojë. Pushova disa lojtarë dhe futa disa që kanë pasë më pak minuta në lojë, edhe disa çuna të ri. Patëm shumë raste, më shumë se Llapi në pjesën e parë. Morëm një gol, provuam të barazonim, por morëm edhe golin e dytë dhe përfundoi ndeshja”, tha fillimisht tekniku nga Nigeria në “Favorit”.

Tutje, Egbo foli për problemet me të cilat u përball skuadra e tij këtë sezon, duke përmendur fazën e sulmit dhe mungesën e stadiumit.

“Prishtinën e kanë penguar shumë barazimet dhe golat. Në mbrojtje ishim mirë, por jo edhe në sulm. Ikja e Blesas na dëmtoi shumë. Tentuam të merrnim një sulm tjetër, por nuk ndodhi. Mbetëm me vetëm Leotrim Kryeziun. Në çdo ndeshje kemi krijuar shumë raste, por finalizimi është problemi ynë”, tha 50-vjeçari, i cili pastaj shtoi: “Stadiumi është një nga arsyet, jo kryesori. Prishtina në çdo fushë duhet të fitojë. Por, duke luajtur në vende të ndryshme, është një nga arsyet e rezultateve. Stadiumet duhet të jenë më bar natyral. Për të zhvilluar futbollin duhet të ketë më shumë stadiume me bar natyral”.

Në fund, Egbo deklaroi se Prishtina është brenda objektivave të veta, pasi është në finale të Kupës dhe rrjedhimisht ka gjasa për pjesëmarrje në garat evropiane.

“Objektivi kur erdha unë ishte dalja në Evropë. Jemi ende brenda objektivave, shpresojmë që duke dhënë maksimumin ta fitojmë Kupën e Kosovës”. Deklaroi mes tjerash Emmanuel Egbo. /Gazeta Express/