Munishi: Doktori i Dritës vrapoi sot më shumë se lojtarët, Dukagjini bëri ndeshjen më të mirë të sezonit - Gazeta Express
string(102) "munishi-doktori-i-drites-vrapoi-sot-me-shume-se-lojtaret-dukagjini-beri-ndeshjen-me-te-mire-te-sezonit"

Sport

Gazeta Express

28/04/2024 23:08

Munishi: Doktori i Dritës vrapoi sot më shumë se lojtarët, Dukagjini bëri ndeshjen më të mirë të sezonit

Sport

Gazeta Express

28/04/2024 23:08

Ismet Munishi komentoi sonte në “Favorit” ndeshjen mes Dukagjinit dhe Dritës, e cila u zhvillua sot në Klinë.

Ky takim u mbyll baras 1:1 dhe gjilanasit bën hap prapa në garën për titullin e kampionit, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Munishi e vlerësoi lart paraqitjen e Dukagjinit, teksa pati disa fjalë edhe për Dritën.

“Dukagjini bërë një ndeshje shumë të mirë, mund të them ndeshjen e tyre më të mirë këtë sezon. Nuk e kam parë asnjë skuadër duke e dominuar Dritën në këtë formë. Është edhe pasoja e ndeshjes në Kupë te Drita, ishin të lodhur, por edhe vijnë nga problemet”, tha fillimisht trajneri i mirënjohur.

“Moti nuk kam parë ndonjë skuadër duke u munduar ta zhagisin lojën. Lojtari që ka vrapuar më së shumti në pjesën e dytë ka qenë doktori i Dritës. E përshëndesë së e kam shumë shok, por sot duhet t’i dyfishohet mëditja. Ai kishte më së shumti ‘sprinte’”, shtoi analisti i përhershëm i emisionit “Favorit” në T7.

“Dukagjini është skuadër e papërshtatshme sidomos kur luan në shtëpi. Krejt skuadrat e mëdha kanë pasë probleme. Ndeshje si kjo e rritë vlerën e futbollit të Kosovës, sepse një skuadër si Dukagjini, që nuk i ka vyer praktikisht një pikë, luftoi. Kjo e bën ligën me interesante. Njëjtë ka luftuar edhe me Llapin, ta shohim sa po ka forcë ndaj Ballkanit”, deklaroi Munishi.

/Gazeta Express/