Bayer Leverkusen shkruan historinë, e thyen rekordin si klubi me më së shumti ndeshje pa humbje - Gazeta Express
string(94) "bayer-leverkusen-shkruan-historine-e-thyen-rekordin-si-klubi-me-me-se-shumti-ndeshje-pa-humbje"

Futboll

Gazeta Express

10/05/2024 8:55

Bayer Leverkusen shkruan historinë, e thyen rekordin si klubi me më së shumti ndeshje pa humbje

Futboll

Gazeta Express

10/05/2024 8:55

Bayer Leverkuseni e bën sërish atë që e ka bërë tash e disa ndeshje, evitimin e humbjes në fund të takimit.

Ekipi i drejtuar nga Xabi Alonso barazoi 2:2 me Romën në ndeshjen e dytë gjysmëfinale për t’u kualifikuar në finale të Ligës së Evropës.

Lexo Edhe:

Ndeshja e parë e zhvilluar në Itali javën e kaluar u mbyll me fitoren 0:2 të ekipit gjerman.

E ky evitim i humbjes ishte edhe historik për ekipin e drejtuar nga Xabi Alonso.

Xhaka me shokë shkuan në 49 ndeshje pa humbje në të gjitha garat, duke e thyer këtë rekord, shkruan Gazeta Express.

Gjatë këtyre 49 ndeshjeve, Bayer Leverkusen shënoi plot 136 gola.

Ky është sezon historik për Bayer Leverkusenin, i cili tashmë e ka fituar për herë të parë titullin e kampionit dhe është në dy finale tjera, atë të Ligës së Evropës ndaj Atalantas dhe në finale të Kupës së Gjermanisë ndaj Kaiserslautern.