Bashkëpunim ndërinstitucional mes Kosovës dhe Shqipërisë - Gazeta Express
string(56) "bashkepunim-nderinstitucional-mes-kosoves-dhe-shqiperise"

Bashkëpunim ndërinstitucional mes Kosovës dhe Shqipërisë

Arte

Gazeta Express

05/04/2023 16:12

Po vazhdojnë aktivitetet e shumta të përbashkëta mes dy shteteve tona. Interpretim mbresëlënës i kantatës së përmasave të mëdha “Carmina Burana” të martën mbrëma në Tiranë.

Një bashkëpunim i frytshëm në mes të trupës artistike të Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit në Tiranë dhe Korit të Filharmonisë së Kosovës me pjesëmarrjen e Orkestrës Simfonike të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, Konservatorin Shtetëror të Salernos “Giuseppe Martucci” (Itali) dhe Korin e zërave të Bardhë të TKOB-së, krejt kjo në drejtimin e mjeshtrit italian Jacopo Sipari di Pescasseroli.

Lexo Edhe:

Aktivitetet vazhdojnë me një tjetër mbrëmje për tu mbajtur mend. “Quattro pezzi sacri” nga G. Verdi vjen në skenën e TKOB-së për të vulosur madhështinë e kompozitorit Giuseppe Verdi. Më 8 prill prej orës 20:00 në TKOB.