Edhe një gotë alkool në ditë rrit rrezikun për zemrën - Gazeta Express
string(53) "edhe-nje-gote-alkool-ne-dite-rrit-rrezikun-per-zemren"

Keshilla Mjekësore

Gazeta Express

28/04/2026 20:51

Edhe një gotë alkool në ditë rrit rrezikun për zemrën

Keshilla Mjekësore

Gazeta Express

28/04/2026 20:51

Konsumimi i rregullt i alkoolit, edhe në sasi të vogla, mund të rrisë ndjeshëm rrezikun për sëmundje të zemrës, paralajmëron një studim i gjerë amerikan.

Sipas kërkimit të publikuar nga Kolegji Amerikan i Kardiologjisë, gratë që konsumojnë më shumë se tetë pije alkoolike në javë kanë rreth 50% më shumë gjasa të zhvillojnë sëmundje koronare të zemrës. Edhe ato që pinë në mënyrë episodike (të ashtuquajturat “binge drinking”) përballen me një rrezik edhe më të lartë.

Studimi përfshiu mbi 430 mijë persona me moshë mesatare 44 vjeç, të cilët nuk kishin probleme të mëparshme me zemrën. Gjatë katër viteve ndjekje, u konstatua se rreziku për sëmundje të zemrës rritej paralelisht me nivelin e konsumit të alkoolit.

Rezultatet treguan se gratë me konsum të lartë kishin 45% më shumë rrezik krahasuar me ato që pinin pak, ndërsa ato që konsumonin alkool në mënyrë të tepruar brenda një dite kishin deri në 68% më shumë gjasa për të zhvilluar sëmundje të zemrës. Edhe tek burrat u vu re rritje e rrezikut, megjithëse në nivele më të ulëta.

Kardiologu Dr. Jamal Rana, autor kryesor i studimit, theksoi se rezultatet ishin të papritura, sidomos për gratë e reja dhe të moshës së mesme, pasi zakonisht rreziku për sëmundje të zemrës lidhet me moshat më të avancuara.

Sëmundjet koronare zhvillohen kur arteriet që furnizojnë zemrën me gjak ngushtohen, duke kufizuar qarkullimin dhe duke rritur rrezikun për dhimbje gjoksi apo infarkt.

Ekspertët theksojnë se alkooli mund të rrisë tensionin e gjakut dhe të shkaktojë ndryshime metabolike që lidhen me inflamacionin dhe obezitetin. Për më tepër, gratë e metabolizojnë alkoolin ndryshe nga burrat, çka i bën më të ndjeshme ndaj efekteve të tij.

Studiuesit nënvizojnë se konsumimi i alkoolit duhet të merret seriozisht në vlerësimin e rrezikut për sëmundjet e zemrës dhe bëjnë thirrje për më shumë ndërgjegjësim publik, duke sugjeruar që përdorimi i tij të konsiderohet si një faktor i rëndësishëm në kontrollet rutinë shëndetësore. /GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement