Në planin strategjik 2026-2030 të Ministrisë së Kulturës, për ansamblin muzikor në Tetovë parashihet një “racionalizim” i institucionit, që mund të çojë në mbylljen ose bashkimin e tij me institucione të tjera, me arsyetimin se ka kapacitete të kufizuara. Blerim Qamili drejtor i ansamblit muzikor në Tetovë thotë se ata do kundërshtojnë këtë plan strategjik dhe se kjo është një goditje direkte ndaj muzikës shqipe.
“Plani strategjik, sipas asaj që kam lexuar në draft, por edhe sipas një komunikimi telefonik që pata me Ministrin. Plani strategjik përfshin fuzionimin e institucioneve. Fuzionimi i institucioneve nënkupton që ansambli do të funksionojë nën kompetencat, më duket, të Pallatit të Kulturës, ashtu siç e kuptova unë. Edhe disa institucione të tjera do të fuzionohen, por për ansamblin muzikor kjo mendoj se nuk është e përshtatshme dhe nuk ia ul vlerën ansamblit. Është mendim personal dhe është qëndrimi i ansamblit muzikor. Për këtë gjë është kërkuar edhe një mendim, të cilin ne po personalisht unë me kolegët po e përgatisim me kujdes për ta kundërshtuar.”
Sipas Qamilit artistëve që punojnë tani më me kontrata në Ansamblin Muzikor të Tetovës u është premtuar punësime nga përfaqësuesit shqiptarë në Ministrinë e Kulturës, por deri tani nuk është përmbushur asgjë.
“ Ka gati është më se e treta, e dyta herë që unë, si drejtor i ri i këtij ansambli, kërkoj punësimet dhe nuk më është dhënë përgjigje në asnjë mënyrë, as a do të realizohen, as a nuk do të realizohen këto punësime dhe arsyeja pse. Ka qenë, gjatë gjithë kohës ka qenë e paqartë. Kolegët, të cilët ne bashkëpunojmë me kontrata të shkurtra, siç e dini edhe ju, reaguan mbi këtë draft sepse ata presin punësimet. Të jemi edhe të sinqertë deri në fund, ne kemi premtuar punësime sepse ashtu na është thënë, dhe ata reaguan, iu drejtuan mua. Unë, në një moment të caktuar, në momentin që ishte postuar ai draft-plan, unë kam qenë totalisht i painformuar rreth zhvillimeve dhe planeve strategjike për këtë çështje. Shihni, premtimet kanë ardhur nga Ministria, si përgjegjësit ose përfaqësuesit tanë atje, të cilët disa herë na kanë premtuar se këto punësime do të realizohen.”
Funksionimi i Ansamblit Muzikor të Tetovës nuk rrezikohet nga fuzionimi i mundshëm me ndonjë institucion tjetër, tha ditë më parë Kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami duke shtuar se fokusi kryesor duhet të jetë në punësimin e kuadrove të reja në këtë institucion. Kasami vlerëson se nuk është në pyetje vetëm Ansambli Muzikor i Tetovës kur flitet për fuzionim institucionesh por edhe shumë institucione të tjera nën umbrellën e Ministrisë së Kulturës ndërsa e gjitha kjo sipas tij, bëhet në të mirë të kulturës dhe qytetarëve.
Në këtë institucion për momentin janë vetëm dy të punësuar dhe drejtori. Ndërsa kërkesa është bërë fillimisht për 24 të punësuar. Nga gjithsej rreth 60 sa duhet, duke përfshi rreth 15 administratorë dhe staf teknik dhe rrethë 45 artistë.
tag_katrorimaqedoni_2
Në një kohë kur kërkesa për destinacione autentike dhe ende të paprekura po rritet ndjeshëm, veriu i Shqipërisë po...