Kandidati për ambasador i SHBA në Shqipëri, David Kostelancik para Senatit më 16 prill - Gazeta Express
string(85) "kandidati-per-ambasador-i-shba-ne-shqiperi-david-kostelancik-para-senatit-me-16-prill"

Kandidati për ambasador i SHBA në Shqipëri, David Kostelancik para Senatit më 16 prill

Shqiperi

Gazeta Express

29/03/2024 22:56

David Kostelancik, i ripropozuar nga presidenti amerikan Joe Biden në postin e ambasadorit të SHBA në Shqipëri, pritet që të dalë përpara Komitetit të Jashtëm të Senatit më 16 prill, thuhet në një njoftim.

Kostelancik u propozua ambasador i SHBA në Tiranë nga Presidenti i SHBA, në 24 janar të 2023, por emërimi i tij u rikthye sërish në Shtëpinë e Bardhë pasi Senati gjatë sesionit që u mbyll në fund të vitit të kaluar, nuk futi në rend dite brenda afateve votimin për konfirmimin e Kostelancik dhe të dhjetëra të emëruarve të tjerë.

Lexo Edhe:

Kostelancik pritet të rikonfirmohet nga Komiteti, për t’u paraqitur për votim më pas nga Senati.