Ish-Zëvendëskryeministri Abazi komenton vendimin e Kryeministrit Hoti - Gazeta Express
string(69) "ish-zevendeskryeministri-abazi-komenton-vendimin-e-kryeministrit-hoti"

Ish-Zëvendëskryeministri Abazi komenton vendimin e Kryeministrit Hoti

Gazeta Express

06/06/2020 12:07

Ish-zëvendëskryeministri në qeverinë Kurti, Haki Abazi ka komentuar vendimin e fundit për heqjen e reciprocitetit me Serbinë nga kryeministri Avdullah Hoti.

Abazi e ka quajtur qeverinë Hoti, qeveri “ilegale antikushtetuese” të presidentit Thaçi.

Lexo Edhe:

Ai ka thënë se qeveria po e luftojnë pandeminë duke hequr reciprocitetin ndaj Serbisë.

“Po e ”luftojnë” pandeminë duke e hequr reciprocitetin ndaj Serbisë. Të njejtit kanë aprovuar asociacionin antikushtetues, kanë festuar me shampanjë “liberalizimin e vizave”, kanë nënshkruar demarkacionin… kanë vjedhur shtetin, kanë paguar për ndarjen, dhe e kanë lënë vendin në baltën e turpit. Ndarja e vendit është misioni i këtij grupi ilegal antikushtetues”, ka thënë Abazi./Express/