“Plehrat iu hodhën në fytyrë Shqipërisë”- Rama reagon pas shkrimit në mediat italiane - Gazeta Express
string(82) "plehrat-iu-hodhen-ne-fytyre-shqiperise-rama-reagon-pas-shkrimit-ne-mediat-italiane"

“Plehrat iu hodhën në fytyrë Shqipërisë”- Rama reagon pas shkrimit në mediat italiane

Gazeta Express

05/06/2020 15:05

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot për shkrimin e publikuar në mediat italiane, lajm që tronditi mbarë opinionin publik, ku u bë e ditur tre vite më parë se kontenierë me mbetje toksike ishin nisur drejt Shqipërisë, për t’u groposur në vendin tonë.

Rama ka akuzuar opozitën, që sipas tij me këto “shpifje plehrash” synonte të furnizonte me municion kundër tij, çadrën e PD që ishte ngritur poshtë dritares së tij.

Lexo Edhe:

Për kryeministrin më e neveritshme është fakti që këto mbetje iu hodhën në fytyrë Shqipërisë.

Kjo shpifje plehrash kishte synim të furnizonte me municion kundër meje Çadrën nën dritaren e Kryekuvendarit!

Po më e neveritshmja është që plehrat i’u hodhën në fytyrë Shqipërisë në sytë e botës! Ja këta janë opozitarët që duan të shpëtojnë atdheun nga unë!”, shkruan kryeministri.

Lajmi që bëri bujë

Media italiane zbardhi sot detaje nga skandali i publikuar tre vite me pare, per kontenierët me mbetje toksike, qe ishin nisur nga fqinji yne drejt Shqiperise.

Ne nje shkrim kete te premte, media italiane thotë se pas lajmit të raportuar aso kohe në portalin italian, fshihej ish senatori italian, Sergio de Gregorio, pronar edhe i portalit në fjalë, që është i njohur për kontributin, në vitin 2008, në rënien e qeverisë Prodi, falë lëvizjes së tij në Forza Italia.

Sipas prokurorisë italiane, Gregorio akuzohet për zhvatje e pastrim parash.

“Në vitin 2017 ai kishte financuar aktivitetin e Ilir Kulla, i cili i kishte caktuar ish-senatorit detyrën e “organizimit të një fushate zhvlerësuese kundër të qeverisë shqiptare”, në përpjekje për të rrëzuar pushtetin vendor të udhëhequr nga kryeministri Edi Rama.

“Ndër të tjera, Kulla është këshilltari politik i Presidentit aktual të Republikës, Ilir Meta. Kulla i kishte kërkuar De Gregorio për të organizuar, përmes njohurive të tij dhe mjeteve të komunikimit në dispozicion të tij, një fushatë shtypi përçarëse për qeverinë shqiptare, e cila do të bënte që ajo të binte”.

“Kulla vetë kishte mbërritur në Itali pasditen e 26 shkurtit 2017 në mënyrë që të ndiqte nga afër ngjarjen“, shkruan media italiane.