Bashkëshortja akuzohet për korrupsion, kryeministri spanjoll njofton se nuk do të ketë dorëheqje - Gazeta Express
string(95) "bashkeshortja-akuzohet-per-korrupsion-kryeministri-spanjoll-njofton-se-nuk-do-te-kete-doreheqje"

Lajme

Gazeta Express

29/04/2024 14:26

Bashkëshortja akuzohet për korrupsion, kryeministri spanjoll njofton se nuk do të ketë dorëheqje

Lajme

Gazeta Express

29/04/2024 14:26

Pedro Sánchez, kryeministri i Spanjës, ka njoftuar se do të qëndrojë në detyrë.

Vendimi i tij vjen disa ditë pasi njoftoi papritur se po konsideronte dorëheqjen nga detyra, pasi një gjykatë e Madridit tha se kishte hapur një hetim ndaj gruas së Sanchez, Begoña Gómez.

Lexo Edhe:

Hetimi pasoi një ankesë nga grupi i presionit Manos Limpias (Duart e Pastra), i cili dihet se ka pasur lidhje në të kaluarën me të djathtën ekstreme të Spanjës.

Në një fjalim këtë mëngjes, Sánchez tha se vendosi të vazhdojë si kryeministër dhe bëri thirrje për një reflektim kolektiv, si dhe pastrimin e atyre që ai i përshkroi si praktika toksike në jetën publike.

Ai i bëri thirrje shoqërisë spanjolle që të bëhet shembull dhe frymëzim për botën.

“Kam vepruar nga një bindje e qartë,” tha Sánchez. “Ose themi mjaft, ose ky degradim i jetës publike do të përcaktojë të ardhmen tonë, duke na dënuar ne si vend. Falë atij mobilizimi social, që ka ndikuar në vendimin tim, mund t’ju them atë që i kam thënë tashmë kreut të shtetit tonë: kam vendosur të qëndroj dhe të luftoj edhe më fort si kryeministër”, tha ai.