Osmani: Nga viti 2016 në Kosovë kanë hyrë miliona euro produkte medicinale nga Serbia - Gazeta Express
string(84) "osmani-nga-viti-2016-ne-kosove-kane-hyre-miliona-euro-produkte-medicinale-nga-serbia"

Osmani: Nga viti 2016 në Kosovë kanë hyrë miliona euro produkte medicinale nga Serbia

Gazeta Express

04/06/2020 12:01

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur për donacionin e testeve për Covid-19 të ardhur nga Serbia kohë më parë. Osmani ka deklaruar se zyrtarisht nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë ka marrë një shkresë ku, sipas saj, jepeshin detaje sa i përket ardhjes së donacioneve nga Serbia që nga viti 2016.

Sipas Osmanit, letra të cilën ajo e ka lexuar tregon për miliona euro donacione që Kosova ka marrë nga shteti serb. Ajo ka thënë se deputetët e Kuvendit të Kosovës të kërkojnë llogari.

Lexo Edhe:

“Më lejoni të ju njoftoj se jam njoftuar zyrtarisht nga Ministria e Shëndetësisë sa u përket donacioneve nga Serbia. Letra thotë se që nga viti 2016, MSH-ja ka pranuar si donacion nga shteti serb dhjetëra-miliona euro vlerë në formë të barnave, pajisjeve mjekësore dhe materialit medicinal. Do të ishte mirë që si deputet të Kuvendit të Kosovës të pyesim se përse janë mbajtur fshehtë këto donacione dhjetëra milionëshe euro, që kanë ardhur në Kosovë nga Republika e Serbisë”, ka deklaruar Osmani.