Rreth 11 % e adoleshentëve në Shqipëri konsumojnë duhanin - Gazeta Express
string(55) "rreth-11-e-adoleshenteve-ne-shqiperi-konsumojne-duhanin"

Rreth 11 % e adoleshentëve në Shqipëri konsumojnë duhanin

Gazeta Express

03/06/2020 17:23

Pavarësisht disa nismave ligjore por edhe politikave fiskale që synojnë të reduktojnë pirjen e duhanit në vendin tonë, ky fenomen vijon të mbetet ende shqetësues.

Situata mbetet në të njëjtat shifra pa shënuar asnjë përmirësim. Ekspertët thonë se në përgjithësi, politikat e institucioneve tona shtetërore por edhe ato të OBSh për reduktimin e pirjes së duhanit kanë dështuar.

Lexo Edhe:

Një tjetër problem shqetësues vijon të mbetet edhe duhanpirja nga adoleshentët. Afro 11 përqind e tyre në vendin tonë e konsumojnë këtë produkt.

Një shifër kjo që është e njëjtë me vendet e Ballkanit por më e ulët se vendet e Europës.

Ekspertët shprehen se tregtimi i duhanit në mënyrë të paligjshme dhe me çmim shumë të ulët, favorizon blerjen e këtij produkti nga shtresa me ekonomi të ulët por edhe nga fëmijët./tv ora