Vota e Haxhi Topit, megjithatë, shkon për qeverinë - Gazeta Express
string(49) "vota-e-haxhii-ttpit-megjithate-shkon-per-qeverine"

Vota e Haxhi Topit, megjithatë, shkon për qeverinë

Gazeta Express

03/06/2020 13:08

Deputeti i Nismës, Haxhi Shala, thotë se presidenti Hashim Thaçi dhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, e kanë bindur për ta votuar Qeverinë e Avdullah Hotit.

Shala thotë se ka pasur qëndrim kundër, pasi, sipas tij, partia të cilës i takon është monopolizuar nga dy persona.

Lexo Edhe:

“Unë para dy ditëve kam deklaruar se nuk do ta votoj Qeverinë Hoti, për arsye të monopolizimit të partisë Nisma nga dy persona. Por mbrëmë, në vizitën që e kam pasur në familjen time, të Presidentit dhe të ish-kryeministrit Haradinaj, kam ndërruar mendjen dhe vota ime do të jetë pro Qeverisë”, ka thënë Shala. /Express/