Lëvizjet në Kadastrën e Vlorës, PD akuza qeverisë: Një bandë që lufton me një bandë tjetër për t’i falur bregdetin mikut të Ramës - Gazeta Express
string(126) "levizjet-ne-kadastren-e-vlores-pd-akuza-qeverise-nje-bande-qe-lufton-me-nje-bande-tjeter-per-ti-falur-bregdetin-mikut-te-rames"

Lëvizjet në Kadastrën e Vlorës, PD akuza qeverisë: Një bandë që lufton me një bandë tjetër për t’i falur bregdetin mikut të Ramës

Gazeta Express

02/06/2020 10:52

Kadastra e Vlorës nuk ka gjetur qetësi pasi dorëheqjet e drejtuesëve kanë qenë të njëpasnjëshme.

 Ish-deputetja e PD-së, Nada Meçorapaj, komenton dorëheqjet e njëpasnjëshme të drejtuesve të Kadastrës së Vlorës, përmes një statusi në rrjete sociale, duke hedhur akuza kundrejt kryeministrit Edi Rama.

Lexo Edhe:

“Dorëheqja e gjashtë në Kadastrën e Vlorës është dëshmia më e pakundërshtueshme se Shqipëria nuk ka qeveri për qytetarët, por një bandë që lufton me një bandë tjetër për të grabitur bregdetin dhe pasuritë e tjera. Vizitat qesharake blic të Erion Braçes dhe urdhrat e pavlerë politikë të Edi Ramës për t’i falur bregdetin e Jalit mikut të tij, kanë përfunduar në koshin e plehrave”, shkruan ajo.

Postimi i ish-deputetes: Dorëheqja e gjashtë në Kadastrën e Vlorës është dëshmia më e pakundërshtueshme se Shqipëria nuk ka qeveri për qytetarët, por një bandë që lufton me një bandë tjetër për të grabitur bregdetin dhe pasuritë e tjera.

Vizitat qesharake blic të Erion Braçes dhe urdhrat e pavlerë politikë të Edi Ramës për t’i falur bregdetin e Jalit mikut të tij, kanë përfunduar në koshin e plehrave.

Nëse Edi Rama do të kishte harxhuar kaq shumë kohë dhe energji jo për të grabitur prona, por për problemet e vërteta të qytetarëve, sot nuk do të ishin në prag falimentimi me mijëra biznese.

As i shtati i komanduar sot në Vlorë nuk ka për të zgjatur, sepse askush nuk është i gatshëm te shkojë në burg për të bërë Edi Ramën pronar të paligjshëm edhe të bregdetit të Jalit.