Vendimi i Qeverisë, prej sot largohet ora policore - Gazeta Express
string(49) "vendimi-i-qeverise-prej-sot-largohet-ora-policore"

Vendimi i Qeverisë, prej sot largohet ora policore

Gazeta Express

27/05/2020 9:47

Prej sot, nuk do të vlejë më ora policore, përkatësit ndalesa për lëvizje të cilën Qeveria e vendosi më 22 mars, njoftoi mbrëmë në konferencë për media kryeministri Oliver Spasovski ku prezantoi vendimet e miratuara në seancën e djeshme të pasdite të cilat janë, siç tha, në bazë të kushteve të përmbushura dhe nga analizat edhe rekomandimet e Komisionit të Sëmundjeve Infektive, përcjell Gazeta Express.

Prej nesër 28 maj, do të fillojnë të punojnë edhe objektet hotilerike me protokoll përkatës të konfirmuar saktësisht për punën në pjesë të hapura gjegjësisht tarraca. Për punën në objektet e mbyllura dhe ato që nuk kanë tarraca do të rregullohet në fazën e ardhshme.

Lexo Edhe:

Nga 1 qershori i vitit 2020 do të ndalojnë të vlejnë konkluzionet e Qeverisë, me të cilat kategori të ndryshme të të punësuarve kanë qenë të liruar për arsye të ndryshme nga kryerja e rregullt dhe e vazhdueshme e aktiviteteve, siç janë udhëzimi për të punuar nga shtëpia, udhëtimi për puna drejtë Shkupit, organizimi i procesit të punës me rotacione dhe masa dhe rekomandime të tjera të ngjashme. Ky vendim do të shoqërohet me protokoll të përshtatshëm pune – për kushte e hapësirave, distancën fizike,mbajtjen e mbrojtjes personale etj, njofton Portalb.mk.

“Kjo nuk do të vlejë për të sëmurët kronikë, kurse përjashtim nga ky vendim do të ketë për prindërit e fëmijëve deri në moshën 10 vjeç ose fëmijët parashkollorë për të cilët do të pritet të merret vendim për fillimin me punë të kopshteve për fëmijë”, tha Spasovski.

Theksoi se vendimet janë marrë në bazë të mendimit të ekspertëve dhe për dy, siç tha ai, arsye thelbësore – situata është nën kontroll dhe numri i rasteve aktive është stabil. Rritja e numrit të diagnozave ditët e fundit, tha ai, është për shkak të mosrespektimit të masave kufizuese të fazës së mëparshme dhe grupet dihen. Arsyeja e dytë për këto vendime, tha kryeministri, është për shkak të nivelit të lartë të profesionalizmit dhe gatishmërisë dhe, siç tha ai, na jep të drejtën që sistemi shëndetësor është i vendosur në mënyrë që të mundet me sukses të ballafaqohet me sfidat. Në periudhën e ardhshme, në fokus do të jenë vatrat e reja aktuale.

Spasovski potencoi se duhet të vazhdojmë të jemi të vetëdijshëm se ende mund të infektohemi.

“Virusi është këtu dhe nuk do të zhduket brenda natës. Ai do të jetë këtu derisa të fitohet imuniteti dhe të gjendet  vaksinë”, tha Spasovski, duke shtuar se mbrojtja është jashtëzakonisht shumë e rëndësishme – distanca fizike dhe mbajtja e pajisjeve mbrojtëse.