Doktori që nuk ka përdorur sapun prej 4 vitesh këshillon njerëzit se larja nuk është e mirë për shëndetin - Gazeta Express
string(105) "doktori-qe-nuk-ka-perdorur-sapun-prej-4-vitesh-keshillon-njerezit-se-larja-nuk-eshte-e-mire-per-shendetin"

Doktori që nuk ka përdorur sapun prej 4 vitesh këshillon njerëzit se larja nuk është e mirë për shëndetin

Gazeta Express

26/05/2020 9:04

Një doktor që nuk ka përdorur sapun në 4 vite dhe mendon se larja nuk është e mirë për shëndetin tonë ka këmbëngulur që ai nuk mban erë.

Dr James Hamblin, nga New York, u shfaq në emisionin britanik ‘This Morning’ ditën e sotme, ku ai u shpreh se larja e ‘miliona mikrobeve’ mund të ketë pasoja shumë negative për shëndetin.

Lexo Edhe:

Doktori përdor ndonjëherë ujë për tu pastruar, por kurrë nuk përdor sapun që prej 4 vitesh. Ai pretendon se ekosistemi i trupit të tij ka arritur në një gjendje të qëndrueshme dhe tashmë nuk mban më erë.

Gjithsesi, shikuesit nuk e mbështetën aspak qëndrimin e tij, duke u frikësuar nga këshillat që ai i jepte publikut dhe për më tepër në mes të një pandemie.