Tre të vrarë nga të shtënat në Pakistan - Gazeta Express
string(39) "tre-te-vrare-nga-te-shtenat-ne-pakistan"

Tre të vrarë nga të shtënat në Pakistan

Gazeta Express

25/05/2020 9:12

Së paku tre persona, përfshirë dy zyrtarë qeveritarë, janë vrarë gjatë një sulmi në rajonin e Vaziristanit Verior të dielën, bënë të ditur zyrtarët policorë.

Një zyrtar i administratës, i cili kërkoi të mos i publikohej emri për shkak se nuk ishte i autorizuar për të dhënë informacione për gazetarët, tha se sulmuesit me dy motoçikleta i qëlluan me armë viktimat në fshatin Hassu Khel të qytezës Mir Ali.

Lexo Edhe:

Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm, shkruan “Free Europe”, transmeton Gazeta Express.

Sulmet kundër forcave pakistaneze të sigurisë në provincën Baloçistan, në kufi me Afganistanin dhe Iranin, janë shtuar muajve të fundit.

Dy zyrtarët e vrarë ishin duke marrë pjesë në festimin e Fitër Bajramit në vendlindjen e tyre, tha një zyrtar policor.

Më 17 maj, një ushtar pakistanez u vra nga shpërthimi i një bombe në Mir Ali të Vaziristanit Verior.