Telekomi i Kosovës shpall konkurs për Drejtor Ekzekutiv - Gazeta Express
string(55) "telekomi-i-kosoves-shpall-konkurs-per-drejtor-ekzekutiv"

Telekomi i Kosovës shpall konkurs për Drejtor Ekzekutiv

Gazeta Express

15/05/2020 19:03

Pas shkarkimit të Drejtorit Ekzekutiv Bedri Istrefi, Telekomi i Kosovës ka shpallur konkurs per drejtorin e ri.

Në bazë të nenit 21 të Ligjit për Ndërmarrjet Publike, lidhur me nenin 17 (Ligji nr.03/L-087, datë:13.06.2008, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr.04/L-111 datë:20.04.2012; me tej ne tekst: Ligji nr. 03/L-087) dhe vendimit të datës 12.05.2020  Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve të TK SH.A, shpall:

Lexo Edhe:

KONKURS PËR VEND TË PUNËS

Titulli i punës:                 Kryeshef Ekzekutiv

                                          Zyrtar Kryesor i Financave dhe Thesarit

Vendi:                                  Prishtinë

Ndërmarrja:                          Telekomi i Kosovës Sh. A

Afati i fundit për aplikim :    13.06.2020

PËRSHKRIMI I NDËRMARRJES

Telekomi i Kosovës Sh. A (TK) është ndërmarrje publike e licencuar për ofrimin e shërbimeve dhe produkteve te telekomunikacionit në një treg të hapur duke sjellë inovacione dhe risi në tregun e telekomunikacionit.  TK është në kërkim të  Kryeshefit Ekzekutiv dhe Zyrtarit Kryesor të Financave dhe Thesarit  me  kualifikim, integritet të njohur dhe përvojë të nevojshme profesionale që do të udhëheqë ndërmarrjen në përputhje me parimet e njohura për qeverisjen korporative të ndërmarrjeve publike dhe të vazhdoj zhvillimin e shërbimeve dhe produkteve të korporatës.

Titulli i punës: Kryeshef Ekzekutiv

Kryeshefi Ekzekutiv (KE), duke i raportuar Bordit të Drejtorëve, drejton të gjitha  aktivitetet  e TK Sh. A duke koordinuar dhe mbikëqyrë drejtpërsëdrejti punën e drejtorëve të departamenteve si dhe duke i përmbushë detyrat e veta të përditshme në pajtim me Ligjin për Ndërmarrjet Publike, matricën e autoritetit, rregulloret dhe vendimet e Bordit.

Kryeshefi Ekzekutiv duhet t’i plotësoj kushtet e kualifikimit dhe të pavarësisë sipas nenit 21, lidhur me nenin 17, të ligjit 03/L-087, i ndryshuar e plotësuar më vonë.

Detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e KE janë:

  • Zhvillimin strategjik të TK Sh A. dhe qeverisjen korporative të ndërmarrjes përmes ndryshimeve cilësore dhe me rëndësi esenciale për suksesin e biznesit të saj;
  • Zhvillimin dhe implementimin e përpiktë të planit për përmirësimin e performances financiare si dhe arritjen e rezultatit pozitiv financiar;
  • Zhvillimin e TK Sh. A në një ndërmarrje moderne me afarizëm komercial të vetëqendrueshëm dhe me orientim drejtë konsumatorit;
  • Menaxhimin e vazhdueshëm të ndryshimeve progresive, me qëllim ngritjen e performancës së ndërmarrjes në përputhje me ligjet në fuqi  dhe vendimet përkatëse të Qeverisë;
  • Sigurimin e zhvillimit adekuat të brendshëm dhe kontrollin e sistemeve dhe procedurave në të gjitha njësitet e biznesit të TK Sh. A të cilat përfshijnë telefoninë mobile dhe telefoninë fikse, shërbimet e internetit si dhe shërbimet e IPTV-së,
  • Optimizimin e proceseve afariste ne tërë ndërmarrjen në pajtim me standardet ndërkombëtare për korporata të këtij lloji.

KE ka përgjegjësi të plotë për:

  • Ofrimin e lidershipit dhe udhëzimet në formulimin dhe implementimin e strategjive të biznesit, kulturës organizative për të arritur vizionin e TK  Sh. A;
  • Vendosjen e një ambienti të biznesit dhe të etikës që ndihmon për të ndërtuar kapacitetet e brendshme;
  • Inicimin dhe zhvillimin e  partneriteteve strategjike nga e cila përfiton TK Sh. A. në aspektin e rritjes, pozicionimit në rajon si dhe përfitimeve financiare;
  • Drejtimin dhe koordinimin e aktiviteteve të ndërmarrjes për të arritur planet e biznesit, profitin dhe kthimin e kapitalit;
  • Përmbushjen e detyrimeve që burojnë nga traktatet ndërkombëtare, ligjet e Kosovës, licencat e operimeve dhe aktet tjera.
  • Zbatimin me përpikëri të vendimeve të Bordit të Drejtorëve të TK Sh. A;
  • Përgatitjen dhe mbikëqyrjen e zbatimit të planeve vjetore te biznesit të TK Sh. A, përfshirë administrimin e buxheteve vjetore për operime, mirëmbajtje, shpenzime, paga dhe shpenzime kapitale;
  • Shqyrtimin e performances dhe pagave të punëtoreve dhe te masave për motivim në punë;
  • Zhvillimin e kapaciteteve njerëzore të TK Sh. A, emërimin dhe shkarkimin e punonjësve, mirë-administrimin e proceseve te prokurimit dhe transaksioneve financiare;
  • Përfaqësimin e ndërmarrjes në Kosovë dhe jashtë saj;
  • Përgatitjen me cilësi të takimeve të Bordit të Drejtorëve të TK Sh. A;

Kushtet dhe kriteret që KE duhet t’i plotësoj:

  • Kandidati duhet të ketë diplomë në fushën e: ekonomisë, shkenca teknike dhe inxhinierisë, juridik ose fusha të ngjashme. Preferohet edukim i avancuar (master) në sektorin relevant.
  • Të ketë njohuri të duhura për menaxhimin strategjik të ndërmarrjes.
  • Të jetë në gjendje të ofroj alternativa për arritjen e rezultateve afariste pozitive të ndërmarrjes dhe të menaxhoj ndryshimet për arritjen e rezultateve pozitive konform vendimeve të qeverisë, bordit të drejtorëve  dhe ligjeve në fuqi.
  • Njohuri të mirë të produkteve dhe shërbimeve të Telekomit si dhe trendet e zhvillimit të Telekomit.
  • Njohuri financiare, me aftësinë për të kuptuar dhe interpretuar të dhënat financiare për vendimmarrje.
  • Zotësi për t’u përshtatur në situata të pa-planifikuara, apo të ndryshuara, fleksibilitet të planeve dhe masat për t’u përballur me rrethanat e tilla.
  • Zotësi të delegimit dhe monitorimit të autoritetit dhe përgjegjësisë tek bashkëpunëtorët për kryerjen e funksioneve të deleguara.
  • Aftësi për udhëheqje për arritjen e objektivave të përgjithshme të TK Sh. A., si dhe aftësia për të marrë vendime të  rëndësishme në situatat e vështira;
  • Aftësi për implementimin e ndryshimeve të nevojshme dhe aplikimin e metodave të reja afariste për përballimin e sfidave të reja;
  •  Aftësi për komunikim efikas me Bordin e Drejtorëve, me ndërvarësit e vet, me konsumatorët, me palët e interesuara, me zyrtaret qeveritar, me media dhe me palët tjera.
  • Pavarësia dhe niveli i lartë i integritetit përgjatë aktiviteteve në korporatë.
  • Aftësi për fokusim ne çështjet, pritshmërinë dhe problemet e konsumatorëve ne mënyrë që ata të kenë përfitime dhe shërbime cilësore në afat të gjatë.
  • Vendosmëri ne zbatimin e masave disiplinore për drejtues e punonjës në përputhje me ligjin dhe procedurat e TK.  
  •  Njohuri të mira të gjuhës angleze në të shkruar dhe të folur.

Kandidati duhet të ketë së paku 5 vite përvojë në nivel të menaxhmentit të lartë. Preferohen individët me përvojë pune në ndërmarrjet korporata tjera me madhësi dhe kompleksitet te lartë.

Titulli i punës: Zyrtar Kryesor i Financave dhe Thesarit

Duke i raportuar Bordit të Drejtorëve, Zyrtari Kryesor i Financave dhe Thesarit është përgjegjës për menaxhimin e përgjithshëm të Financave dhe Thesarit në TK.

Zyrtari Kryesor i Financave dhe Thesarit duhet t’i plotësoj kushtet e kualifikimit dhe të pavarësisë sipas nenit 21, lidhur me nenin 17, te ligjit 03/L-087, i ndryshuar e plotësuar më vonë.

Detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e ZKFTH janë:

  • Udhëheqë evidencat lidhur me mjetet financiare te Korporatës dhe gjendjen e Thesarit;
  • Themelon dhe shqyrton kontrollin e brendshëm financiarë, duke përfshirë edhe blerjet, faturat e parave kesh dhe asetet fikse;
  • Monitoron llogaritë fitimprurëse dhe koordinon pagesat e faturave dhe blerjeve të posaçme;
  • Shqyrton shpenzimet e punonjësve për të siguruar pajtueshmërinë me politikat e Korporatës dhe buxhetin para pagimit;
  • Përgatit dokumentet e Korporatës për auditimin në fund të vitit dhe shërben si një ndërlidhës për auditorët;
  • Shqyrton, marrëveshje financiare dhe mirëmban të gjitha politikat e financiare të lidhura me biznesin;
  • Përcakton dhe merr pjesë në hartimin e buxhetit të Korporatës;
  • Zhvillon dhe implementon strategjitë financiare afat mesme dhe afat gjate për të siguruar menaxhim dhe siguri të fondeve në mënyrën më profitabile;
  • Inicion ndryshime dhe plane për zhvillimin e stafit në departamentin e financave në pajtim me praktikat moderne ekzistuese në këtë fushë;
  • Zhvillon procedurat për të kontrolluar dhe planifikuar qarkullimin e parave;
  • Siguron që TK SH.A është në pajtim me legjislacionin dhe rregulloret relevante ne këtë fushë.

Kushtet dhe kriteret që ZKFTH duhet t’i plotësoj:

  • Kandidati duhet të ketë diplomë universitare nga  fusha e financave dhe/ose kontabilitetit.
  • Përvojë të konsiderueshme profesionale nga fusha e financave dhe/ose kontabilitetit;
  • Të dëshmoj njohuri të duhura për menaxhimin financiar të ndërmarrjes.
  • Aftësi për analizimin dhe detektimin e çështjeve të rëndësishme financiare;
  • Njohuri të gjerë të Standardeve Ndërkombëtare të Kontabilitetit (IAS), menaxhim të financave dhe qarkullimit të parave;
  • Kapacitet për të trajnuar dhe zhvilluar stafin e financave;
  • Aftësi të forta bindëse/ndër personale;
  • Zotësi për t’u përshtatur në situata të pa-planifikuara, apo të ndryshuar, fleksibilitet të planeve dhe masat për t’u përballur me rrethanat e tilla;
  • Zotësi të delegimit dhe monitorimit të autoritetit dhe përgjegjësisë tek bashkëpunëtorët për kryerjen e funksioneve të deleguara;
  • Pavarësia dhe niveli i lartë i integritetit përgjatë aktiviteteve në korporatë.
  • Aftësi për udhëheqje për arritjen e objektivave të përgjithshme të TK Sh. A, si dhe aftësia për të marrë vendime të  rëndësishme në situatat e vështira;
  • Preferohet njohuri e mirë e gjuhës angleze në të shkruar dhe të folur.

Kandidati duhet të ketë së paku 5 vite përvojë në menaxhimin e financave. Preferohen individët me përvojë pune në ndërmarrjet korporata tjera me madhësi dhe kompleksitet te lartë.

Aplikacionet duhet të dërgohen të shkruara ne njërën prej gjuhëve zyrtare ne Republikën e Kosovës dhe mund  të merren online në www.kosovotelecom.com.

Kërkesa për punësim se bashku me CV të detajuar, letër motivuese, dëshminë e kualifikimit dhe certifikata nga gjykata kompetente për mosqenie nen hetime jo me e vjetër se 6 muaj duhet të dorëzohen personalisht ne zarf të mbyllur ne zyrën e arkives qendrore kati VI, zyra nr.603. Ndërtesa Kryesore e TK Dardania pa nr. 10000 Prishtine, Republika e Kosovës ose ne email adresën [email protected].

Deklarata nën Betim nënshkruhet ne momentin e dorëzimit te aplikacionit.

Letër-Referencat nuk kërkohet të dorëzohen ne këtë fazë.

Kandidatët me dokumentacion të mangët, të paplotësuar dhe jo adekuat do të refuzohen.