Nga intervista me Arkanin, Eurovisioni e aksidenti i rëndë – ky ishte rrëfimi i fundit i Violeta Rexhepagiqit për jetën e saj - Gazeta Express
string(128) "nga-intervista-me-arkanin-eurovisioni-deri-te-aksidenti-i-rende-ky-ishte-rrefimi-i-fundit-i-violeta-rexhepagiqit-per-jeten-e-saj"

Nga intervista me Arkanin, Eurovisioni e aksidenti i rëndë – ky ishte rrëfimi i fundit i Violeta Rexhepagiqit për jetën e saj

Gazeta Express

16/04/2020 11:31

Sot ka ndërruar jetë këngëtarja dhe njëra nga gazetaret e njohura të Kosovës, Violeta Rexhepagiqi, raporton Gazeta Express.

Rexhepagiqi do të mbahet mend për kontributin e madh që e ka dhënë në fushën e gazetarisë dhe informimit të popullit shqiptar gjatë kohës së Jugosllavisë.

Lexo Edhe:

Violeta me vite ka punuar në RTP, pastaj në RTK, ndërsa gjatë viteve ’90 ishte korrespodente në TV Sky News.

Në intervistën e fundit që Violeta Rexhepagiqi e kishte dhënë në vitin 2013 kishte treguar edhe për përvojat më të rëndësishme të saj në gazetari.

Pas vendosjes së masave të dhunshme në RTP, ajo kishte filluar punë në disa televizione të huaja derisa kishte udhëtuar drejt Irakut dhe kishte raportuar nga vatrat e luftës.

“Me telefon i raportoja se çka ka, çka po ndodh këtu, një shokut tim, korrespodent i BBC-së, kështu që Anglia ka pasë informata të sigurta se çka po ndodh. Ai pastaj materialin ia jep televizioneve amerikane”, kishte deklaruar ajo.

Violeta Rexhepagiqi ka treguar se gjatë luftës në Kroaci në Erdut, kishte intervistuar kriminelin serb Arkan.

“Paramendo kur takoheni me një kriminel, edhe s’dini si me reagu në moment të parë…”, rrëfehet ajo derisa tregon ditën kur ka intervistuar Arkanin.

“Aty tha se me Kosovën do të ndeshemi në fund, Kosova do të ketë luftë kurdo, në atë kohë ishte lufta në Kroaci”, thotë tutje.

Pas luftës në Kosovë, Violeta ishte ftuar në Hagë për të dëshmuar kundër tij.

Ajo pësoi një aksident të tmerrshëm, i cili mori jetën e shokut të saj, ndërsa e la atë me pasoja të mëdha. Për dy vjet e gjysmë ishte e paralizuar dhe nuk kishte mundur të fliste. /GazetaExpress/

Dëgjojeni rrëfimin të plotë:

VIOLETA REXHEPAGIQI SHPALOS MOMENTET E JETES SE JA