Trajneri nigerian i Prishtinës ankohet në infrastrukturë: Lojtarët e mirë s’vijnë për të luajtur në fusha sintetike - Gazeta Express
string(113) "trajneri-nigerian-i-prishtines-ankohet-ne-infrastrukture-lojtaret-e-mire-svijne-per-te-luajtur-ne-fusha-sintetike"

Futboll

Gazeta Express

29/04/2024 9:36

Trajneri nigerian i Prishtinës ankohet në infrastrukturë: Lojtarët e mirë s’vijnë për të luajtur në fusha sintetike

Futboll

Gazeta Express

29/04/2024 9:36

Trajneri i FC Prishtinës, Emmanuel Egbo ka qenë mbrëmë i ftuar special në emisionin “Favorit” në T7, që ishte njëherësh edhe dalja e tij e parë në një emision sportiv televiziv.

Në emision mbrëmë u diskutuan tema të ndryshme, ndërsa u prek edhe çështja e infrastrukturës, shkruan “Gazeta Express”.

Lexo Edhe:

Në këtë drejtim, trajneri i Bardhekaltërve e shprehu brengën dhe shqetësimin e tij, duke u ankuar se infrastruktura, respektivisht fushat, nuk janë të nivelit të dëshiruar.

Ai është kritik ndaj fushave me bar sintetik, të cilat janë prezente edhe tek liga elitare e futbollit të këtushëm.

Madje, ish-trajneri i Tiranës deklaroi se kjo është njëra prej arsyeve që lojtarët e mirë hezitojnë të vijnë për të luajtur në ndonjë klub kosovar.

“Infrastruktura në futbollin kosovar duhet të ndryshojë shumë. Kjo e ka penguar edhe ardhjen e lojtarëve të mirë në Kosovë, sepse kur e kontakton një lojtar të mirë, ai e shikon terrenin dhe kur e sheh që këtu luhet edhe në fusha sintetike, nuk vjen”, deklaroi fillimisht Egbo në “Favorit”.

“Ku është fusha me bar natyral, atëherë edhe lojtarët e mirë vijnë. Çdo kampionat i çdo shteti që dëshiron ta zhvillojë futbollin e tij duhet të ketë fusha me bar natyral sepse kjo e tërheq dhe i ndihmon lojtarët që të shprehen më shumë, sesa fusha sintetike”, përfundoi Egbo.

Për ta parë të plotë emisionin “Favorit” në Youtube mund të klikoni më poshtë. /Gazeta Express/