Daçiq thotë se votimi për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës pritet të mbahet më 17 maj - Gazeta Express
string(94) "daciq-thote-se-votimi-per-pranimin-e-kosoves-ne-keshillin-e-evropes-pritet-te-mbahet-me-17-maj"

Daçiq thotë se votimi për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës pritet të mbahet më 17 maj

Lajme

Gazeta Express

29/04/2024 10:01

Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq, ka deklaruar se takimi i Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës për pranimin e Kosovës në këtë organizatë është më 16 dhe 17 maj dhe votimi me shumë gjasa do të bëhet më 17 maj.

Sipas fjalëve të tij, nuk është e sigurt se çfarë do të ndodhë, por Serbia do të luftojë”.

Lexo Edhe:

Shefi i diplomacisë serbe ka deklaruar për televizionin serb në shërbim të regjimit aktual serb, “TV Përva”, se “nuk do të thotë se do të shkohet menjëherë në votim, pasi Franca dhe Italia kanë shprehur rezerva dhe Hungaria është kundër”.

“Ne i kushtuam vëmendje maksimale politike kësaj çështje. Ata po e shtyjnë Kurtin që ta dërgojë Statutin e Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës dhe derisa francezët thonë se duhet përgjigja e gjykatës, disa thonë se mjafton vetëm dërgimi i kërkesës”, ka pretenduar Daçiq.

Ai ka vlerësuar se Kosova është një “projekt i dështuar artificial politik”, duke thënë se “në mënyrë të njëanshme e ka shpallur pavarësinë në vitin 2008 dhe se në vitin 2024 ende nuk ka arritur njohjen e plotë”.

Daçiq ka pretenduar se ishte një “debakël i politikës perëndimore”.